Panorama Sport (Albania)

Petanja: Kam qarë në tualet kur Milani bleu Matrin

-

Ish-sulmuesi i Milanit, Andrea Petanja, që aktualisht po bën një sezon shumë të mirë në radhët e Atalantës, ka rrëfyer gjatë një interviste për shtypin italian eksperienc­ën te kuqezinjtë: "Kam debutuar me Milanin 17 vjeç në Ligën e Kampionëve dhe ruaj shumë kujtime të bukura me kuqezinjtë. Alegri gjithmonë më kritikonte pse nuk isha i mirë me mësime, por më pas më këshillont­e të vrapoja sa më shumë". Më pas, italiani shtoi: "Kur i shënova në miqësore Mançester Sitit, Galiani më quajti si të pashitshëm. Pacini ishte i dëmtuar në 2013-ën dhe në sulm isha vetëm unë dhe Baloteli. Milani bleu Matrin në ditën e fundit të merkatos dhe, kur mora vesh lajmin, kam qarë në tualetin e një restoranti".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania