Panorama Sport (Albania)

Shtyhet mbyllja e akordit me kinezët, aksionerët e vegjël tërbohen

-

Fjala kyçe është "qartësi". Për Silvio Berluskoni­n, shitja e klubit është një kapitull i mbyllur, por për të shuar dyshimet e fundit, presidenti i Milanit kërkon një tjetër garanci nga ana e grupit kinez. Këta të fundit duhet t'i depozitojn­ë një tjetër garanci të ardhurash kompanisë "Fininvest". Grupi "Sino Europë Sport" pritet që të investojë edhe 420 milionë të tjera për blerjen e maxhorancë­s, teksa si fillim duhet të derdhë edhe një tjetër këst prej 100 milionë eurosh në arkat e Milanit. Për këtë arsye, mbyllja e tratativës pritet të shtyhet nga data 13 dhjetor (kur ishte e programuar) në fillim të muajit shkurt. Mirëpo, në ditën e djeshme, nëpërmjet avokatit Xhuzepe La Skala, aksionerët e vegjël të Milanit kanë shpërthyer: "Berluskoni është skizofren, ndërsa kinezët po sillen si arrogantë. Ata duhet të jenë më të qartë, pasi për momentin nuk kemi asnjë siguri".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania