Panorama Sport (Albania)

Transferta torineze, tabu për Atalantën, 27 vite pa fitore

-

Atalanta po bën një nga kampionate­t më pozitive të historisë së saj, por, sido që të jetë, kur përballë të pret Juventusi, gjërat nuk është se mund të duken kaq të lehta. Madje, nëse do t'u futemi statistika­ve, kjo ndeshje duket pa histori për bergamaskë­t. Këta të fundit numërojnë 12 humbje radhazi në kampionat ndaj "Zonjës së Vjetër". Suksesi i fundit është ai i vitit 2001, kur skuadra e drejtuar atëherë nga Vavasori triumfoi 2- 1, në Bergamo ndaj bardhezinj­ve. Por, për të gjetur një triumf të Atalantës në Torino, atëherë duhet të kthehemi jo pak, por plot 27 vite më parë, kur në 1989-ën një gol i Kanixhas përkulte Juven.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania