Panorama Sport (Albania)

"Juventusi do të na tregojë se sa vlejmë"

-

"Nëse llogarisim dy muajt e fundit, shifrat thonë se jemi ne skuadra më e fortë e Serisë A, por nga përballja me më të fortët absolut në Itali do të kuptojmë se sa vlejmë realisht sivjet". Xhanpiero Gasperini "përkëdhel" krijesën e tij të bukur, një Atalantë që fluturon me lojëra spektakola­re, por edhe me shifra të rëndësishm­e, aq sa për momentin mbron vendin e katërt, së bashku me Lacion, duke ëndërruar një kualifikim në Europë. Por trajneri i bergamaskë­ve e di se është ende herët për të menduar për objektiva të tillë dhe fokusohet vetëm te Juventusi: "Nuk do të kemi përballë Juven e Xhenovas, na pret një bishë të plagosur, e cila në strofkën e saj ka lënë pak skuadra pa i bërë viktima. Duhet Atalanta më e mirë për të dalë pa u vrarë".

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania