Panorama Sport (Albania)

Lajmet e këqija nuk kanë fund, edhe Kuadrado KO

-

Vetëm Huan Kuadrado i mungonte listës së gjatë të të dëmtuarve që numëron sivjet Juventusi. Mesfushori kolumbian, i cili i ka luajtur praktikish­t të gjitha ndeshjet e bardhezinj­ve sivjet, duket se ka akumuluar një lodhje muskulore, e cila i ka mohuar atij fanellën e titullarit për ndeshjen e sotme kundër Atalantës. Vetë trajneri Masimilian­o Alegri kërkonte të mbështetej me çdo kusht tek amerikano- jugori, për t'iu kundërpërg­jigjur manovrës së shpejtë të Atalantës, por fati i keq deshi që Kuadrado të ndalej nga ky bllokim muskulor. Gjithsesi, ndoshta për ish-mesfushori­n e Çelsit do të ketë disa minuta, pasi ai do të jetë normalisht i grumbullua­r për sfidën.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania