Panorama Sport (Albania)

“Na kishte munguar kjo uri për fitoren”

-

Trajneri i Bajernit, Karlo Ançeloti, ka folur me nota pozitive për rezultatin dhe paraqitjen në Mainc. “Patëm probleme në minutat e para. Por, ajo që ka më shumë rëndësi është shpirti luftarak dhe loja kolektive. Jam i kënaqur me pjesën e parë. Krahët funksionua­n shumë mirë dhe jam shumë i lumtur që u gjallëruan si Robeni dhe Levandovsk­i. Myleri është inteligjen­t dhe shumë fleksibël. Përballë një kundërshta­ri të tillë, që luan vetëm në kundërsulm dhe vetëm mbrohet, na duhej shumë lëvizje, kombinime dhe energji. Lojtarët shkëlqyen në vendosjen dhe manovrimet e tyre duke menduar për gol deri në minutën e fundit. Kjo uri na kishte munguar. Shpresoj të mbetemi të parët”, tha Ançeloti.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania