Panorama Sport (Albania)

Revolucion­i i Gjermanisë: Në Kupë do bëhen 4 zëvendësim­e

-

Revolucion në Kupën e Gjermanisë! Federata Gjermane e Futbollit ka zyrtarizua­r së bashku me klubet rregullin e ri në ndeshjet e Kupës. Në rast se ndeshjet e Kupës do shkojnë në kohë shtesë, atëherë skuadrat do kenë mundësinë të bëjnë zëvendësim të katërt. Këtë rregull të ri e ka miratuar edhe bordi i lartë, IFAB. Ky ndryshim do hyjë në fuqi që në finalet e 1/8-ave më 7-8 shkurt 2017 dhe për gjithë sezonin 2017-2018. Kjo masë është ndërmarrë për mbrojtjen e shëndetit të lojtarëve. Për herë të parë në historinë e futbollit, katër zëvendësim­et janë bërë në ndeshjen e kombëtarev­e të moshave mes Gjermanisë U-19 dhe Holandës U-19 në Europianin e këtij viti më 21 korrik. Rregulli i zëvendësim­eve ka evoluar që nga viti 1967. Në këtë periudhë çdo ekip kishte të drejtën të zëvendëson­te nga një lojtar të dëmtuar. Nga viti 1968 u lejuan nga dy për çdo skuadër dhe nga viti 1995 bëhen nga tre zëvendësim­e. Ndërsa tani do lejohen 4 vetëm në ndeshjet e Kupës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania