Panorama Sport (Albania)

Maks Eberl te Bajerni, ka idhull Hënesin

-

Edhe pse Rumenige pati votuar Lahmin, presidenti Uli Hënes e ka hedhur poshtë duke menduar një tjetër kandidat për postin e drejtorit sportiv. Me siguri Maks Eberl do jetë zëvendësi i Matias Zamerit te Bajerni nga korriku i vitit 2017. Menaxheri aktual i Mënshengla­dbahut, Eberl, ka një kontratë deri në vitin 2020. Por, sipas gazetës gjermane “Express”, Maks Eberl ka një klauzolë në kontratë, e cila e lejon të bëhet pjesë e Bajernit të Mynihut. Këtë fakt e përforcon më shumë edhe filozofia e tij. Eberl gjatë një interviste për “FAZ” në vitin 2015 ka pohuar se idhulli i tij është Uli Hënes. “Çdo njeri ka idhuj. Për mua është Uli Hënes, një personalit­et”, pati thënë Maks Eberl.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania