Panorama Sport (Albania)

Dortmundi i pamposhtur në shtëpi, Gladbahu në krizë

-

Java e 13- të e Bundesligë­s ka përplasur dy Borusiat. Dortmundi do presë në shtëpi Gladbahun. Borusia Mënshengla­dbah është në krizë totale për sa u përket rezultatev­e jashtë fushe. Në pesë transferta­t këtë sezon, ekipi i Shubert ka barazuar një herë si dhe ka humbur katër duke shënuar vetëm dy gola. Nga ana tjetër, Borusia Dortmund ndihet e pamposhtur në shtëpi, aq sa ka 27 ndeshje radhazi pa humbur në stadiumin e makthit për rivalët “Signal-Iduna- Park”. “Viktima” e fundit ka qenë Bajerni. “Kemi potenciali­n për ta fituar edhe këtë duel në shtëpi. Po përpiqem të gjej stabilitet­in e duhur, por humbja në Frankfurt ishte një sirenë alarmi. Ndaj Gladbahut pres një reaksion”, tha Tuhel.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania