Panorama Sport (Albania)

“Ja kush prej nesh i flet me ti Ançelotit”

-

Talenti i Bajernit, Joshua Kimish, ka zbuluar mënyrën se si i flasin lojtarët trajnerit Karlo Ançeloti. Në emër, “mister”, zoti Ançeloti, ju, ti apo trajner? Vetë mesfushori 21-vjeçar i thotë “zoti Ançeloti”, ndërsa ish-trajnerin spanjoll e thërret “Pep”. “Vetëm Ksabi Alonso i flet me ti trajnerit, pasi njihen që nga Reali dhe kanë më shumë konfidenca. Disa i thonë ‘Mister’. Nëse unë kam komunikim direkt, i flas me ju”, tha Kimish për “Bild” duke bërë edhe një krahasim mes dy trajnerëve: “Zoti Ançeloti është më i qetë sesa Pep. Ne lojtarët kemi më shumë përgjegjës­i për paraqitjen dhe rezultatet tona”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania