Panorama Sport (Albania)

Plas “bomba” e evazionit fiskal, përfshihet Ronaldo

E pëson edhe Murinjo, riciklonin para në Ishujt Virxhin

-

Revista e përjavshme gjermane “Spie gel” ka lëshuar një “bombë” në botën e futbollit. Një njoftim në faqen e internetit ka bërë me dije se në javët në vazhdim do të publikohen fakte tronditëse mbi evazionin fiskal galopant në botën e futbollit, duke filluar me dy emra të mëdhenj, Kristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil. Sajti i njohur “Football Leaks”, që publikon informacio­ne financiare nga bota e futbollit, i ka vënë në dispozicio­n revistës së njohur gjermane një sasi të dhënash prej 1.9 terabajtës­h, që përmban 18.6 milionë dokumente ku përfshihen kontrata origjinale futbollist­ësh, marrëveshj­e sekrete, postë elektronik­e, tabela Excel dhe dokumente Word. Gjatë 7 muajve të kaluar, një skuadër e punonjësve të “Spiegel”, së bashku me rreth 60 gazetarë të Rrjetit Europian të Bashkëpuni­mit Investigat­iv, kanë analizuar rrjedhjen më të madhe të informacio­nit në historinë e sportit. Në listë nuk mungojnë edhe personazhe të tjerë të botës së futbollit si Zhoze Murinjo, apo klubet italiane si Juventusi, Interi, Milani, Roma, Napoli dhe Torino.

Ronaldo – Portugezi dyshohet se ka transferua­r rreth 70 milionë euro në një llogari të dyshimtë në Ishujt Virxhin, një parajsë fiskale në Karaibe. Ndërkohë, 74 milionë euro të tjera i ka transferua­r në një llogari sekrete në Zvicër, në fund të vitit 2014. Bëhet fjalë për një kontratë që ka firmosur me biznesmeni­n nga Singapori, Peter Lim, për të drejtat e imazhit nga viti 2015 deri në 2020. Por, pikërisht për këtë marrëveshj­e, ai ka deklaruar se ka përfituar shumë herë më pak dhe si rrjedhojë ka paguar shifra tejet minimale si taksa mbi fitimin. Qindarka nëse e krahason me sasinë që duhet të derdhte në arkën e shtetit.

Murinjo – Një tjetër personalit­et që është përfshirë dhe që pritet të jetë ndër të parët që do denoncohet për fshehjen e të ardhurave është pikërisht trajneri portugez. Ai i ka ricikluar paratë në të njëjtën mënyrë si edhe bashkatdhe­tari i tij, Ronaldo. Shoqëria e tij personale, siç raporton “Football Leaks” quhet “Koper Services” dhe është regjistrua­r në të njëjtën adresë me atë të Kristianos. Të dyja e kanë selinë në një ndërtesë dykatëshe në “Plaza Vanterpool”, në qytezën e Roud Taun, në Ishujt Virxhin. Në

vitin 2014, Prokuroria spanjolle nisi një hetim për “Specialin”, pasi dyshohej se kishte fshehur të ardhurat. Për të mbyllur atë çështje, ai duhet të paguajë 5.5 milionë euro, mes taksave dhe gjobave.

Klubet – Duke nisur nga 4 dhjetori, do të nisin publikimet e dosjeve sekrete. Por, nuk do jenë vetëm futbollist­ë apo trajnerë ata që pritet ta pësojnë. Lajmërohet se klube të fuqishme të kontinenti­t do kenë gjithashtu probleme me dokumentac­ionet që do publikohen, pasi vërtetohet që edhe prej tyre ka pasur evazion fiskal. Përveç klubeve italiane të sipërpërme­ndura, ka edhe nga kampionate të tjera elitare. Por, gjithçka do zbulohet në vazhdimësi...

 ??  ?? Qyteza Rod Taun në Ishujt Virxhin, ku kishin selinë kompanitë fantazmë
Qyteza Rod Taun në Ishujt Virxhin, ku kishin selinë kompanitë fantazmë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania