Panorama Sport (Albania)

Nejmar, Maskerano e Mesi, e gjithë Barcelona e akuzuar

-

Një nga klubet më të tronditura nga skandalet e fundit financiare ka qenë pa dyshim Barcelona. Në faktet e zbuluara nga “Panama Papers”, por pa harruar edhe miliona euro të mos paguara ndaj fiskut spanjoll, në shënjestër përfunduan shumë, por realisht shumë figura. Lionel Mesi ishte një ndër të akuzuarit që bëri më shumë zhurmë. Ndonëse vetë lojtari nuk ishte në dijeni, ishte babai i tij që kishte fshehur të ardhurat nga imazhi i djalit, apo edhe zhvillimi i miqësoreve të ndryshme për bamirësi, për një shumë prej afro 5 milionë eurosh. Ndërkohë, nën akuzë ka përfunduar së fundmi edhe Samuel Eto, për mospagesë taksash ndaj shtetit spanjoll, e cila mund t’i kushtojë deri në 10 vjet burg, ose kamerunasi duhet të paguajë një gjobë 14 milionë euroshe. Nejmar gjithashtu është një nga të akuzuarit e tjerë. Ai ka nisur të paguhej pa u deklaruar nga Barcelona që kur luante te Santosi vetëm për të firmosur me Barçën, por pasi kjo prapaskenë u mësua, braziliani ka një çështje gjyqësore të hapur, e cila mund t’i kushtojë burgun nëse nuk paguan dëmet. Sa shumë miliarderë që shkelin ligjin...

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania