Panorama Sport (Albania)

Uolf: Largimi i Rosberg, surprizë

-

"Surprizë, por edhe admirim për guximin e tij". Kështu u shpreh numri një i Mercedesit, Toto Uolf, i cili ka mirëpritur vendimin e Niko Rosberg për t'i thënë lamtumirë Formula 1 vetëm pesë ditë pasi fitoi titullin e tij të parë botëror në karrierë. "Tani ne duhet të marrim në konsiderat­ë të gjitha mundësitë, por do të jetë shumë e vështirë për ta zëvendësua­r", pranoi titullari i kampionëve të botës. Uolf shtoi se presidenca do të nisë që të hënën e ardhshme të mendojë për partnerin e britanikut Luis Hamilton. Për ekipin e Breklit, e cila kishte një kontratë me Rosberg deri në vitin 2018, ky lajm ra si "rrufe në qiell të hapur". "Realisht më befasoi. Ishte një vendim i guximshëm që dëshmon forcën e karakterit të tij".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania