Panorama Sport (Albania)

Babai i Rosberg: Ishte zgjedhja e tij

-

"Ishte zgjedhja e Nikos". Janë këto fjalët e babait të kampionit të botës, Keke. Në një prononcim për "Motorsport.com". Keke Rosberg, kampion i botës në vitin 1982, u shpreh: "Ka tre rregulla, rregullat e mia, për një pilot kur është fjala për F1. Të fitosh garën tënde të parë, të fitosh në Monte Karlo dhe të fitosh titullin botëror. Kjo është ajo që i kam thënë gjithmonë Nikos. Tani mund të vë një kryq edhe në pikën e fundit. Ai e realizoi. Në vitin 2014 ai mund ta fitonte kampionati­n botëror. Ai ka qenë gjithmonë afër për të arritur këtë objektiv. Natyrisht tre vitet e fundit kanë qenë të vështira. Sa i përket duelit që kishte Niko me Luis mund të them që Hamilton ishte me fat që fitoi botërorët në vitin 2014 dhe 2015", përfundoi babai i pilotit gjerman të Mercedesit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania