Panorama Sport (Albania)

Dy ditë ditë derbi derbi pa asnjë asnjë gol, gol, Tirana: Tirana: Na prishën prishën stadiumin stadiumin

Frika për të mos pësuar triumfoi sërish, Karabeci ndëshkohet me karton të kuq në fund

- ILIR CARA

Josa:Josa: Ndërprerja­Ndërprerja na penalizoi,penalizoi, rivalëtriv­alët nana kapënkapën nënë befasibefa­si

Starova:Starova: Lamë dy pikë,pikë, skuadra mëmë bindibindi

Kërkesa,Kërkesa, PartizaniP­artizani pretpret HalilinHal­ilin përpër "Selman Stërmasin"Stërmasin"

FSHFFSHF i i shtynshtyn ndeshjennd­eshjen me "demat","demat", GjiciGjici refuzonref­uzon datën

KrasniqiKr­asniqi thumbon Hoxhën,Hoxhën, e e fejuarafej­uara ngushëllon­ngushëllon Azubelin,Azubelin, jaja çfarëçfarë nuk u pa...pa... MbyllenMby­llen nënë barazimbar­azim 2828 minutatmin­utat e mbeturambe­tura tëtë kryendeshj­es,kryendeshj­es, bardheblut­ëbardheblu­të ankohenank­ohen përpër tifozëttif­ozët e e kuq:kuq: ThyenThyen 106 stolastola

Derbi i 147-të i kryeqy tetit nisi më 1 dhje tor, në orën 18: 00, dhe mbaroi më 2 dhjetor, në orën 14:30. Ndonëse u luajt në dy ditë, takimi u mbyll në barazim 0-0. U deshën 21 orë e 30 minuta që në "Selman Stërmasi" të përfundont­e derbi më i gjatë në historinë mes Tiranës dhe Partizanit, që në fund ndanë nga një pikë. Më 1 dhjetor u luajtën 63 minutat e para të derbit, ndërsa 27 minutat e mbetura dhe shtesa 1-minutëshe u luajtën dje. Takimi rinisi në orën 14: 00, pikërisht aty ku u ndërpre, thuajse në të njëjtën atmosferë si një ditë më parë, por Partizani e nisi me një ndryshim në formacion. Batha nuk arriti të ishte i gatshëm, pasi vinte nga një dëmtim i vjetër, që e lëndoi edhe një natë më parë. Në vend të tij u fut Jurgen Bardhi. Të shumtë ishin ata që e parashikua­n para ndeshjes se edhe derbi i radhës do të ishte taktik, pasi të dy trajnerët do të hidhnin në fushë formacione të kujdesshme dhe primare mbetej evitimi i humbjes. Përfundimi i sfidës dyditore u dha të drejtë, pasi në dy ditë skuadrat nuk arritën të shënonin dhe, me atë lojë që bënin, edhe një javë po të luanin, nuk do të shënonin. Derbet e fundit bukurinë e kanë pasur vetëm në tribunat e spektatorë­ve, ku si gjithnjë spektakli është i garantuar, por me teprime në ofendime. Ndërsa në fushën lojës luhet "cic-mic", ku ekipet mundohen të përqendroh­en në mesfushë duke pritur që të përfitojnë nga ndonjë gabim i mundshëm. Derbi i fushës gjithnjë e më tepër po luhet në zona të vogla, gjithçka e llogaritur në detaje si të ndalësh kundërshta­rin dhe jo si të gjesh mënyrën efektive për ta sulmuar dhe për të kërkuar fitoren. Me këtë barazim, dy kryeqyteta­sve u japin një asit dy kryesuesve të kampionati­t, Kukësi dhe Skënderbeu.

27 minutat e mbetura - Derbi nisi aty ku u ndërpre, me një rivënie fundore për Partizanin, ku portieri Hoxha vë topin në lojë. Me hyrjen në fushë të Bardhit në vend të Bathës, të kuqtë pësojnë një ndryshim të vogël në rreshtim, ku Vila pozicionoh­et në qendër të mesfushës, ndërsa Bardhi del në të djathtë. Partizani duket më kërkues në këto minuta të mbetura, ndërsa Tirana e djeshme nuk dha asgjë në krahasim me pjesën e parë të derbit të zhvilluar një natë më parë. Bardheblut­ë ishin të përqendrua­r në mesfushë dhe dukej qartë se ata nuk donin që të kalonin në aventurë, duke

lënë të kuptohej se edhe një pikë në derbi nuk ishte keq. Në minutën e 67-të, Bardhi ka një mundësi shënimi, por 19vjeçari me finte shpërdoron asistin që i dha Vila nga e djathta. Më pas vijnë disa minuta të qeta dhe të dy ekipet mundohen të jenë të kujdesshëm dhe goditjet

në portat respektive mbeten thjesht tentativa sporadike dhe të dëshpëruar­a. Presioni i humbjes bëri që Karabeci të merrte dy kartonë të verdhë në 13 minuta dhe e la ekipin me një lojtar më pak në minutën e 88të. Në minutën e 81-të, të kuqtë kanë një pretendim për një

prekje të topit me dorë nga një lojtar në zonën e Tiranës, por gjyqtari Jemini vijon lojën duke mos akorduar penallti, siç pretendoni­n të kuqtë e kryeqyteti­t. 27 minutat e mbetura dhe minuta shtesë mbaruan shumë shpejt, aq sa edhe vetë lojtarët nuk e kuptuan.

 ??  ?? TIRANA-PARTIZANI 0-0 Çast nga 28 minutat e luajtura dje FOTO: LSA
TIRANA-PARTIZANI 0-0 Çast nga 28 minutat e luajtura dje FOTO: LSA
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania