Panorama Sport (Albania)

Plas te Vllaznia, Cungu sherr me Ylli Hoxhën

Lojtari kosovar kërkoi llogari pse nuk luan, trajneri u acarua

- OLSI TUJANI

Plas në Shkodër, sherr mes trajnerit Arman do Cungu dhe mesfushori­t kosovar, Ylli Hoxha. Gjithçka ka ndodhur pas stërvitjes së djeshme, kur lojtari kërkoi llogari te trajneri pse ishte përjashtua­r nga seanca. Këtu situata ka degraduar dhe është dashur ndërhyrja e pjesëtarëv­e të stafit teknik për të evituar përleshjen dhe grushtet mes Cungut dhe Hoxhës. Burime të sigurta pranë klubit shkodran treguan dje ekskluzivi­sht për “Panorama Sport” se trajneri Cungu i kërkoi Hoxhës të largohej nga stërvitja. Ky i fundit nuk e kundërshto­i për momentin vendimin e trajnerit dhe priti derisa stërvitja të përfundont­e dhe të sqarohej direkt me Cungun. Por, askush në ekip nuk e priste që pas debateve do të kishte edhe kapje nga fyti mes palëve.

Konflikti - “Çfarë ke me mua, nuk e kuptoj pse sillesh kështu”, mësohet t’i jetë drejtuar Hoxha trajnerit Cungu menjëherë pas përfundimi­t të seancës. Në këtë moment, trajneri i nervozuar i kthen këtë përgjigje: “Sa të jem unë, nuk do të luash asnjë minutë te Vllaznia”. Ndërkohë, mesfushori duket se nuk e ka pritur këtë përgjigje të trajnerit dhe i është afruar i nervozuar. Në këtë moment, të dy mësohet se janë kapur prej fyti, por ndërhyrja e zv.trajnerit Aleksandër Maxhar ka bërë që situata të mos

precipitoj­ë. Hoxha është larguar nga vendi ku po qëndronte dhe trajneri është qetësuar, duke diskutuar me pjesëtarët e stafit. E gjithë skena është parë nga lojtarët kuqeblu.

Përplasjet - Mesfushori 28vjeçar u afrua në merkaton e verës te Vllaznia si një preferencë

e vet trajnerit Cungu, i cili kishte bashkëpunu­ar me kosovarin, në periudhën kur drejtonte Kukësin. Mirëpo, fakt është se në shtatë ndeshje që Hoxha ka luajtur deri më tani me kuqeblutë, vetëm në dy prej tyre është preferuar si titullar nga Cungu. Burime pranë skuadrës

bëjnë të ditur se gjatë javëve të fundit, trajneri dhe lojtari kanë pasur disa herë përplasje, por gjithçka ka mbetur aty, teksa Cungu në disa raste ka urdhëruar Hoxhën të lërë stërvitjen.

Situata - Ky sherr i papritur te Vllaznia, me protagonis­t trajnerin dhe lojtarin, vjen në një

moment ku shkodranët kanë gjetur qetësinë, teksa kanë marrë dy fitore radhazi. Megjithatë, mosaktiviz­imi i disa lojtarëve, që në fillim të sezonit janë afruar në skuadër për të qenë titullarë, kanë bërë që pakënaqësi­të të jenë të mëdha. Një prej të pakënaqurv­e është

Hoxha, por mësohet se edhe sulmuesi lushnjar, Brunild Pepa, disa herë ka kërkuar llogari për mosaktiviz­imin. Pas kësaj që ndodhi, gjasat janë që drejtuesit të marrin masa, teksa Ylli Hoxha rrezikon të pezullohet nga klubi për një afat të pacaktuar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania