Panorama Sport (Albania)

Fituesin e derbit e përpiu errësira…

- Nga GËZIM SINEMATI

Një derbi surreal në vitin 2016, i dënuar të luhet për dy ditë me radhë, i ndarë në një llokmë prej 63 minutash dhe në një tjetër, të nesërmen, me 27...

Njëderbi surreal në vitin 2016, i dënuar të luhet për dy ditë me radhë, i ndarë në një llokmë prej 63 minutash dhe në një tjetër, të nesërmen, me 27 minuta, për shkakun madhor se futbolli ynë akoma nuk e ka bërë elektrifik­imin e stadiumeve. Edhe pse mburremi se po jetojmë në kohën e stadiumeve moderne, një herë na prishet tapeti, një herë na fiken dritat. Kjo javë ka zbuluar se futbolli natën është një thikë me dy presa, të paktën në këto momente dimri. Dhe derbi i fundit ka shkaktuar një verbim kolektiv, duke lënë pas dyshime dhe shije të aspak të mirë. Ditën e parë të filmit nuk patëm fitues për faj të një... gjenerator­i, por në ditën e dytë të derbit nuk patëm fitues për shkak të frikës nga rezultati. Një dritë e vogël qenka ndezur në prapaskenë, atje ku gatuhet rivaliteti i Superligës, për të shmangur fituesin e një ndeshjeje, alibia e së cilës gënjen mrekullish­t turmat dhe mban gjallë iluzionin e një gare, që të lë edhe pa gjumë. Derbi më liliput në kampionati­n tonë, vetëm 23 minuta lojë, ku futbollist­ët duhej të konsumonin më shumë kohë për veshje dhe zhveshje, sesa për vetë ndeshjen, zbuloi edhe paragjykim­in zyrtar për të pasur një fitues. Një shembull se si diktatura e re vjedh diktaturën e vjetër, kur urdhërohej nga lart për një barazim të çmuar, nga ata që bekojnë rivaliteti­n dhe mbajnë në tavë të dyja palët. Dhe në një ndeshje ku u ndezën "zjarret olimpikë" nga tifozët, si për ironi të verbimit kolektiv, askush nuk meritonte të shpallej fitues. Ndofta edhe për të shërbyer pak paqe të shtirur, ngaqë futbolli humbi në tërësi imazhin. Nuk duhet fajësuar edhe arbitri Jemini, artizan i ndeshjeve derbi, njohës në detaje i trilleve të futbollist­ëve dhe nuhatës i patologjis­ë zyrtare, kur ka habitur me një minutë shtesë. Një minutë, që duket sa një jetë kur je në tribunën e nderit. Po, po, vetëm 1 minutë shtesë, për një ndeshje maratonë, që u bë nuse nëpër gazeta dhe vërtetoi se mbetet një gënjeshtër në fushë... E dini se çfarë thanë arbitrat, kur u pyetën për këtë shtesë mikroskopi­ke: "Nuk pati shumë ndërrime kjo ndeshje dhe vetëm 1 minutë mjaftonte". Një përgjigje shpërfillë­se dhe injoruese për një lojë, që me kohën është tallur pa kufi. Duket naivitet, kur pritëm që të luhej me vërtetësi dhe me pasion derbi, ndërsa fati kishte qenë paracaktua­r ndryshe... të luhej me derbin. Më keq akoma me tifozët, aktorët e vërtetë të kësaj intrige që vazhdon të luhet në shkallët e stadiumit, ndërsa në fushë lulëzon iluzioni. Tani le të ngushëlloh­emi me pikët e ndara në mes, sepse pikët e plota të fituesit grumbulloh­en në sirtarët magjikë, aty ku fabrikohet rivaliteti i një gare që tregohet më bukur sesa luhet.

"Ditën e parë të ndeshjes-film nuk patëm fitues për faj të një... gjenerator­i, por në ditën e dytë të derbit nuk patëm fitues për shkak të frikës nga rezultati. Një dritë e vogël qenka ndezur në prapaskenë, atje ku gatuhet rivaliteti i Superligës, për të shmangur fituesin e një ndeshjeje, alibia e së cilës gënjen mrekullish­t turmat dhe mban gjallë iluzionin e një gare, që të lë edhe pa gjumë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania