Panorama Sport (Albania)

Partizani kërkesë FSHF-së: Duam tri pikët në tavolinë

"Demat" nisin merkaton, akord me Sukajn dhe Raçiçin në janar

- ARMAND HALILI

Pas deklaratës së bërë nga presidenti i Par tizanit, Gazmend Demi, në momentin e ndërprerje­s së derbit, që u ndërpre në minutën e 65-të për marrjen e trepikëshi­t në tavolinë, administra­ta e klubit të kuq ka vepruar edhe zyrtarisht. Pak orë para luajtjes së 27 minutave të mbetura mes Tiranës dhe Partizanit, në Federatën Shqiptare të Futbollit ka mbërritur një shkresë zyrtare në të cilën kërkohet fitimi i ndeshjes në tavolinë, duke qenë se klubi pritës, që ishte Tirana, kishte dështuar në marrjen e masave të organizimi­t të takimit. Burime pranë FSHFsë kanë bërë me dije se në kërkesën e Partizanit, ndër të tjera thuhet: "Mospërmbus­hja e përgjegjës­ive për zhvillimin e ndeshjes ka prodhuar ndërprerje­n e saj dhe në bazë të nenit 65 të Kodit të Disiplinës, duhet që të nisë një proces disiplinor, si dhe humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 3-0 ndaj skuadrës pritëse FK Tirana". Por klubi i kuq nuk është ndalur me kaq e ka kërkuar edhe revokimin e licencës së stadiumit "Selman Stërmasi" për atë që ndodhi në derbi, me argumentim­in se nuk ishin marrë masat për një linjë rezervë ose gjenerator pas ikjes së dritave. "Skuadra pritëse në rastet e ndriçimit artificial është e detyruar që të ketë një linjë alternativ­e energjie, e cila në

bazë të verifikime­ve në terren nuk ka qenë e vendosur, çka ka sjellë edhe cenimin e garës. Kështu që kërkojmë masën disiplinor­e gjobë shoqëruar me revokimin e licencës për luajtjen e ndeshjeve në stadiumin 'Selman Stërmasi'", thuhet në pretendime­t e klubit të kuq.

Por zhvillimet e orëve në vijim, pas dërgimit të shkresës në FSHF, mund të detyrojnë klubin e kuq që të tërhiqet nga kjo pikë, duke qenë se ka nisur negociata me drejtuesit e Tiranës për të luajtur ndeshjet shtëpiake pikërisht në stadiumin "Selman Stërmasi".

Përgjegjës­itë - Por klubi i kuq ka kërkuar edhe ndëshkime të zyrtarëve të FSHF-së që kanë qenë të deleguar për mbarëvajtj­en e këtij takimi. "Duam që personat përgjegjës pranë institucio­nit tuaj që ishin ngarkuar me verifikimi­n e standardev­e në ndeshjen Tirana- Partizani të mbajnë përgjegjës­i", kanë shkruar zyrtarët e klubit të kuq në kërkesën e tyre. Ata gjithashtu kanë bërë me dije se do të ndjekin të drejtën e tyre deri në fund dhe duan nga FSHF-ja që pretendime­t e tyre të shqyrtohen me përgjegjës­i, duke përmendur

se do të ndiqen hapa civilë dhe penalë në lidhje me çështjen në fjalë. Takimi mes Tiranës dhe Partizanit u ndërpre për shkak të një problemi elektrik që kishte në zonën ku ndodhet stadiumi "Selman Stërmasi". Edhe pse vetëm një minutë pas marrjes së vendimit për të ndërprerë ndeshjen, energjia në stadium u rikthye, skuadrat u larguan nga impianti dhe pjesa e mbetur e takimit u zhvillua një ditë më pas, në orën 14: 00. Derbi i dytë i kryeqyteti­t për këtë sezon futbollist­ik përfundoi në barazim pa gola.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania