Panorama Sport (Albania)

Barça “flirt” me fitoren, Ramos shpëton Realin

Gola dhe polemika, madrilenët ruajnë distancën me ndjekësit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Kapitenët e vërtetë janë ata që i gjenden ekipit në momente të vështira dhe e ndihmojnë të marrë rezultate të vështira. _ tillë është Serxho Ramos, i cili me golin e shënuar në minutën e X0-të kundër Barcelonës shmangu humbjen e Realit në ndeshjen e madhe të futbollit spanjoll. Në një duel emocionues, spektakola­r dhe me raste të diskutuesh­me, nuk ka fitues, por ata që i gëzohen këtij rezultati janë madrilenët. 'inedin 'idan shkon në 33 ndeshje pa humbje dhe i duhet vetëm 1 tjetër për të barazuar rekordin historik të Realit. Një barazim në wKamp Nouw u shërbeu për ta mbajtur Barcelonën gjashtë pikë larg dhe për të vazhduar të qetë rrugën drejt titullit. Mund të ishte një tjetër histori, nëse në fushë nuk do të ishte shpëtimtar­i Ramos. Klasikja u ndez vetëm në pjesën e dytë, kur Luis Suarez shënoi golin e avantazhit për ekipin e tij.

S ka Barcelonë pa IniestënTë gjithë po prisnin rikthimin e Andres _niestës pas gjashtë javësh pushim, por kapiteni lihet në stol. Luis Enrike i beson sërish Andre Gomeshit dhe e pëson. Në radhët e Madridit nuk luan Kasemiro, por _sko dhe Kovaçiç për të ndihmuar Modriçin. Në momentin që mbrohen, skuadrat kalojnë në modulin 4-4-2, pavarësish­t se në letër paraqiten 4-3-3. Në këtë moment, 'idan e ka fituar duelin e parë pasi Lukas Vaskez është më punëtor se Nejmar.

Shkelma dhe protestaNd­eshja është shumë e ashpër dhe skuadrat luftojnë në mesfushë për çdo top. Arbitri lejon lojën të luhet dhe kjo e bën akoma më të bukur. Nuk kalon me qetësi fraksioni i parë i sfidës, pasi ka disa raste shumë të diskutuesh­me. Maskerano bën një ndërhyrje të fortë ndaj Lukas Vaskezit në zonë dhe madrilenët shpërthejn­ë në protestë. Por edhe Barcelona kërkon penallti për shkak të një prekjeje me dorë të topit nga ana e Karvahalit. Asgjë për arbitrin, gjithçka e rregullt. Barcelona e mbyll pjesën e parë vetëm me një goditje të Mesit, ndërsa Reali pati më shumë raste. Skuadra e 'idanit krijoi diçka më shumë, por nuk ishte e qartë në sulm. Ronaldo bëri dy goditje shumë të bukura, Varan tentoi me kokë dhe të tjerët patën shumë momente kur mund të shënonin. Në 45 minutat e para mungoi vetëm goli.

Suarez vendimtar- Reali i pagoi shtrenjtë rastet e humbura në pjesën e parë, sepse me fillimin e së dytës Suarez kalon katalanasi­t në avantazh. Pas krosimit të Nejmarit, uruguaiani i shmanget mjaft bukur Vaskezit dhe shënon golin e nëntë në këtë kampionat.

Reagon menjëherë Reali me Kovaçiçin, i cili jep një pasim për Benzemanë, por francezi gjendet në kundërkohë. Enrike fut në fushë _niestën për të administru­ar rezultatin dhe Barcelona ka më shumë kurajë dhe moral. Ndërkohë, 'idan largon _skon për të futur

Kasemiron në mënyrë që të lërë më të lirë Modriçin.

Gjithmonë Ramos- Rastin më të mirë për të mbyllur ndeshjen e pati Nejmar, i cili u shërbye në mënyrë brilante nga _niesta. Braziliani doli përpara portës së Kejlor Navasit, por goditi shumë lart. Një tjetër

shans i artë për Mesin këtë herë, por nuk tregohet i saktë. Kasemiro shpëton një gol të sigurt. Kur të gjithë po prisnin fundin e kësaj sfide dhe me shumë gjasa fitoren e Barcelonës, si një engjëll vjen Serxho Ramos, i cili hesht tifozët e Barcelonës dhe shpërthen në festë ata të

Realit. Ashtu si një finalen e Lisbonës kundër Atletikos. Kroson Modriç dhe kapiteni kërcen mbi të gjithë duke e dërguar topin në fundin e rrjetës. Nuk mund të përfundont­e më mirë se kaq për madrilenët. Një barazim në minutat e fundit vlen sa një fitore.

 ??  ?? FQ. 14-16
FQ. 14-16
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania