Panorama Sport (Albania)

Nga Myler te Leva: Ançeloti mos ndrysho!

Trajneri italian rikthen 4-2-3-1, Myler: Skema e duhur!

- Përgatiti: ENIAR IBRO

Bajerni i Mynihut është rikthyer në kohët e arta. Arsyeja? Sepse trajneri Karlo Ançeloti për herë të parë këtë sezon i ka besuar taktikës ofensive të Van Galit, Jup Hajnkes dhe Pep Guardiolës. Fitorja 1-3 në Mainc ka nxjerrë në pah armët e forta të bavarezëve, të cilët kishin kohë që nuk ndiheshin aq mirë në fushën e lojës. Ndryshimet taktike janë përshëndet­ur dhe admiruar nga pesë lojtarë të Bajernit, së bashku me drejtuesin Rumenige. "Në këtë formë kishim kohë që nuk luanim. Ishim vërtet shumë mirë", deklaroi Roben pas ndeshjes, i cili shënoi një gol, si dhe dha një asist. Ndryshimi taktik

Tri ndryshimet esenciale në ndeshjen ndaj Maincit ishin evidente më shumë në epokën trevjeçare të Pep Guardiolës. Së pari, Ançeloti ndryshon sistemin e tij nga 4-3-3 në 4-2-3-1, me qëllim që të kishte 4 lojtarë sulmues në formacion, ashtu si Guardiola me skemën e tij të preferuar 4- 1- 4- 1. Ndryshimi i dytë ka qenë aktivizimi për herë të parë i dyshes ofensive Roben- Riberi. Ndërsa lëvizja e tretë vendimtare ishte roli i Tomas Mylerit. Për herë të parë nën drejtimin e Ançelotit, ylli bavarez u aktivizua para qendërsulm­uesit duke hequr dorë nga krahu i djathtë.

Karlo "ringjall" Mylerin

Sistemi i vjetër i Bajernit, por i ri për epokën Ançeloti, i ka ardhur në ndihmë së tepërmi rolit të Tomas Mylerit, i cili është ndjerë më i lirë në ndërtimin e lojës. "Ne luajtëm me një mesfushor të pozicionit 10, me Mylerin. Ky është çelësi i suksesit. Tomasi krijon hapësira nga lëvizjet e tij. Kjo taktikë na ka munguar javët e fundit", analizon Roben për "Sky", duke sqaruar më tej: "Ne kemi luajtur me tre mesfushorë të mirëfilltë, prandaj ndonjëherë na ka munguar bashkëpuni­mi mes reparteve". Diferencat taktike i sqaron edhe vetë Myleri. "U përshtata shumë mirë me lojën. Kisha dy mesfushorë në krahë, Lahmin dhe Tiagon, me të cilët formuam trekëndësh­in. U gëzova shumë kur trajneri më tha se në Mainc do të luanim ndryshe. M'u dha mundësia të luaja në pozicionin tim të preferuar. Pas golit të pësuar, u organizuam dhe u kuptuam shumë mirë në sulm", tha Tomas Myler. Ndryshimin taktik e ka përshëndet­ur edhe sulmuesi Robert Levandovsk­i, i cili ndëshkoi Maincin me dopietën e katërt radhazi. "Nëpërmjet sistemit të ri kemi më shumë mundësi të luajmë në sulm. Ishim më të qartë në lojën vertikale në qendër. Skema na u përshtat perfekt. Për mua është shumë e rëndësishm­e të kem Mylerin prapa. Edhe për të është më mirë, pasi depërton përkrah meje", deklaroi Levandovsk­i pas fitores 3-1 në Mainc.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania