Panorama Sport (Albania)

Çelsi pa frena, Konte i jep leksion Pepit

"Qytetarëve" s u mbajnë nervat, lënë skuadrën me 9 veta

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Përfundon me Mançester Sitin me 9 lojtarë për shkak të kartonëve të kuq të Agueros dhe Fernandinj­os pas një zënke masive në minutën e 95të, me Çelsin në festë për fitoren 3-1 në "Etihad" që u jep londinezëv­e suksesin e 8-të radhazi dhe publiku i bluve përshëndet Konten me një duartrokit­je në këmbë. Në sektorin e tifozëve miq gjendet edhe një flamur italian: është pikërisht trengjyrës­hi simboli i këtij suksesi. Çelsi triumfon falë filozofisë së vjetër të futbollit italian: shpejtësi, kundërsulm dhe cinizëm. Adhuruesit e futbollit të bukur dhe pastër nuk janë dakord, por nën zë e pranojnë se edhe kundërsulm­i italian ka bukurinë e tij: mjafton të shohësh filmin e 3 golave për të kuptuar madhështin­ë. Aksione të thjeshta, me 2 apo 3 prekje, plus goditjen finale: Siti goditet dhe fundoset. Çelsi ruan kreun i vetëm, por pasi kaloi me sukses derbin me Totenhemin dhe testin "Etihad", ky kryesim është diçka më tepër se thjesht 6 pikë.

Filmi - Shqetësime­t në vigjilje (skuadra u grumbullua në akademinë një hap larg stadiumit) të Guardiolës u rikonfirmu­an nga zgjedhja për të përdorur modulin e pazakontë 3-4-3 për të përballuar Çelsin. Në pjesën e parë zgjedhja funksionoi. Siti kontrolloi situatën, duke shpërdorua­r me Agueron 21' (reflekse të shkëlqyera të Kurtuasë) dhe sërish me argjentina­sin pak më vonë. Një shpatull e Luizit ndaj Agueros provokoi pakënaqësi­në e parë me Guardiolën që kërkonte faull si lojtar i fundit dhe kartonin e kuq të braziliani­t. Goli erdhi në minutën e 45-të pas një krosimi të Navasit në sulmin e radhës në krahun e majtë të Çelsit dhe me Alonson në vështirësi të dukshme: Kejhill kërkoi të bllokonte topin, por arriti vetëm ta dërgonte në rrjetën e Kurtuasë.

Epilogu - Pjesa e dytë nis me një shpërthim të Sanesë dhe goditje të De Brujnes pritur nga Kurtua. Në minutën 57, sërish nga një avancim i Navasit, De Brujne godet traversën vetëm një metër larg. Çelsi i dorëzuar, por siç ndodh shpesh në futboll, mjaftoi një frymëmarrj­e për të ndryshuar erën. Pas një ore lojë, top i gjatë i Fabregasit, kontroll i shkëlqyer i Kostës, i cili driblon Otamendin dhe firmos ekuilibrin. Një rikuperim fantastik i Mosesit shmang telashet për miqtë në 66'. Guardiola në këtë pikë hedh Klishinë në vend të Sanesë për të forcuar krahun e majtë të mbrojtjes së Sitit, por pikërisht pas një minute nga ai krah, lind edhe avantazhi i Çelsit. Aksion vertikal me tri takime: Hazard për Kostën, asist për Uillian dhe e djathta precize e braziliani­t.

Luiz dhe Uillian festojnë me shiritin me ngjyrat e Çapekoense­s për të kujtuar tragjedinë e skuadrës braziliane. Vijojnë ndërrimet dhe në minutën e 90-të vjen trisi i Çelsit: top i gjatë i Alonsos, shpërthim në hapësirë i Hazardit që shtyn në mënyrë perfekte topin me kokë

dhe nuk fal. Zënka e 95' për një faull me këmbën ngritur të Agueros ndaj Luizit i përfshiu të gjithë lojtarët dhe stafin për të rikthyer qetësinë. Skena filmi "ƒestern" dhe dy kartonë të kuq për Sitin: Agueron dhe Fernandinj­on. Për të dy priten sanksione të rënda.

 ??  ??
 ??  ?? Sherri masiv që shpërtheu në fund të ndeshjes
Sherri masiv që shpërtheu në fund të ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania