Panorama Sport (Albania)

Montela: Do japim spektakël edhe pa Bakën

"Karlos s’është problem, kundër Krotos s’duhet të gabojmë"

- Përgatiti: LEAR MAÇI

Montela, flokët e bardhë dhe një libër. Konferenca për shtyp në vigjilje të sfidës kundër Krotones ka qenë origjinale. Trajneri i Milanit u prezantua përpara gazetarëve në orën 12:30, që është orari kur luhet ndeshja e sotme. I pyetur nëse ndien presionin e një skuadre të madhe, tekniku u përgjigj me një batutë: "Nëse kam presion, si shpjegohet fakti që nuk më janë thinjur flokët?". Më pas, ai foli për trajnerin e Krotones: "Njihemi prej vitesh, kemi luajtur së bashku te Xhenoa. Mbaj mend që më detyroi të blija një libër, me sa kujtoj quhej 'Alkimisti', që e lexova për dy ditë. Jam i lumtur që do të takohem sërish me Nikolën".

Kapitulli Baka - Montela analizoi edhe vështirësi­të e sfidës: "Krotone është një skuadër kompakte dhe nuk është e thjeshtë për t'i mundur, pasi kujtoj se rezistoi deri në fund me Sasuolon, Fiorentinë­n, Interin dhe Torinon. Nuk parashikoj një ndeshje të thjeshtë. Baka? Karlos vuan mungesën e golit, por paraqitjet e tij kanë qenë të mira. Nuk është stërvitur në ditët e fundit për shkak të një problemi fizik. Bakën e autorizova unë dhe klubi për të shkuar në Sevija, por nuk e dija që po ndiqte ndeshjen. Jam i sigurt që do të ketë regjistrua­r sfidën tonë ndaj Empolit. Shpresoj të jetë argëtuar duke ndjekur Sevijën, siç u argëtuan shokët e tij të ekipit kundër Empolit". I pyetur nëse batuta e tij ishte thumbues në adresë të kolumbiani­t, Montela tha: "Boh". Nëse kuqezinjtë do të fitonin sot, do të konsolidoj­në edhe më shumë pozitat në vendin e dytë, por Montela ka dashur të flasë më shumë për viktimat e ekipit të Çapekoense­s: "Do të luajmë me shiritin në krah në nder të viktimave, për

të treguar se u qëndrojmë pranë familjarëv­e në këtë moment në vështirë. Klasifikim­i? Është shumë i ekuilibrua­r, pasi janë disa skuadra që ndahen me shumë pak pikë dhe kjo do të thotë se nuk duhet ta ndalim hapin tonë". Në fund të konferencë­s, trajneri i Milanit analizoi

rivalët: "Lacio është një kundërshta­r direkt, por nuk duhet të harrojmë Interin. Merkato? Nuk e them se cili është reparti që ka më shumë nevojë për përforcime, por kam folur me Galianin. Sigurisht që nuk e mohoj se do të më pëlqente që dikush të afrohej në janar".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania