Panorama Sport (Albania)

Juvja “shfryn” Atalantën, e mund me tris

Aleks Sandro dhe Rugani shtrijnë bergamaskë­t për 4 minuta, Pjaniç ofron magjira

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi u vërtetë u rik thye dhe ndoshta për të mos munguar më asnjëherë. Larg detit të Xhenovas dhe sirenave kuqeblu, bardhezinj­të jo vetëm mundin lehtësisht skuadrën më në formë të momentit të Serisë A, Atalantën, por më në fund bëjnë atë lojën të pamëshirsh­me, të shpejtë dhe bindëse që kërkonte prej kohësh Masimilian­o Alegri, por ndoshta edhe publiku. Në "Juventus Stadium" nuk mund të ketë padronë të tjerë përveç "Zonjës së Vjetër" dhe fitorja është thjesht një formalitet.

Sandro dhe Rugani - Alegri zgjedh Ruganin titullar në qendër të mbrojtjes në vend të Benatiasë dhe talenti i ri ia shpërblen me një paraqitje prej veterani. Pjaniç rikthehet sërish pas shpatullav­e të dy sulmuesve dhe sinjalet këtë herë janë më shumë sesa thjesht pozitive, pasi Juventusi i jep menjëherë një marsh të frikshëm ndeshjes, duke e bërë Atalantën që të dukej një skuadër modeste, jo ajo e 6 fitoreve radhazi në Serisë A dhe e lojës spektakola­re. Ai që mendon të thyejë ndeshjen pas vetëm çerek ore lojë është Aleks Sandro, i cili me një vrull nervoz dhe me një dopio-driblim në hyrje të zonës godet saktë në rrjetë duke mundur Sportielon, atë që zëvendëson të dëmtuarin Etrit Berisha mes shtyllave. Braziliani, i cili ia dedikoi golin Çapekoense­s, u nis në aksion nga Higuain, i cili edhe dje ishte i detyruar të vishte kostumin e "Dibalës", duke qëndruar larg zonës së golit. Gjithsesi, ky fakt nuk përbën problem, sepse Juventusi ka bombera në çdo repart dhe vetëm katër minuta pas avantazhit dyfishon. Këtë herë është Rugani, i cili kërcen më lart se kushdo tjetër me kokë dhe topi përfundon sërish në rrjetë. 2-0 dhe sfida mund të quhet e mbyllur, sepse kur sheh se Pjaniç vallëzon me topin, Markizio nuk gabon asgjë dhe repartet janë gjithmonë kompakte mes tyre, atëherë siguria e suksesit është e garantuar.

Çfarë Manxukiçi! - Por ai që mahnit për forcën e tij dhe dëshirën për t'u sakrifikua­r është Mario Manxukiç. Ta quash luftëtar është pak... Ai është një bishë e egër, e palodhshme, njëri që numëroi 11 topa të rikuperuar dhe duke ardhur deri në zonën e Bufonit, prapa shpatullav­e të rivalëve për të ndihmuar ekipin. Bërrylat gjithmonë lart, frikë për t'u përleshur kurrë, por edhe kur e gjakosin ai është gati për raundin tjetër. Kroati është protagonis­ti absolut në pjesën e dytë, sepse bën çmendurira, madje edhe driblon, duke treguar se dje nuk mund

ta ndalte askush, prandaj goli i 3-0 ishte dhurata më e mirë për të vlerësuar ndeshjen e tij. Mario ia del në të 64-ën, kur ftohet nga Pjaniç dhe me kokë nuk gabon, përpara se një rrjedhje gjaku në këmbë, ku ishte goditur fort, të detyronte Alegrin që të thërriste në pankinë.

Gjithsesi, Atalanta bën lojën e saj, madje arrin të ngushtojë diferencë edhe me një gol të bukur të Freuler, por kjo ishte e vetmja shkëndijë e tyre, pasi në fund supremacia e Juventusit ishte totale dhe tri pikët u shoqëruan me ekzaltimin dhe festën e tifozëve vendas.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania