Panorama Sport (Albania)

Milinkoviç: Shqipërinë e kam njohur nga Kushta

"Ekipi im nuk është surprizë, do forcohemi në janar"

- TOMOR SHEHU

Luftëtari është një nga surprizat më të bukura të se zonit 2016- 2017. Me një futboll argëtues, ekipi gjirokastr­it ka fituar simpatinë, jo vetëm të tifozëve të tij, por edhe të mbarë opinionit. Një meritë të madhe për këtë ecuri të mirë ka pa dyshim trajneri serb, Mlladen Milinkoviç. Në një intervistë ekskluzive për "Panorama Sport", në prag të ndeshjes me Laçin, ai rrëfen gjithçka, që nga momenti kur pranoi ofertën e presidenti­t Grigor Tavo dhe deri te njohja për futbollin shqiptar përmes emrave të mëdhenj si Sokol Kushta, Bledar Kola etj. Serbi tregon se në Gjirokastë­r ka gjetur "habitatin" e duhur.

Mlladen, a mund të na tregoni si përfunduat në Gjirokastë­r dhe kush ishte njeriu që insistoi për ardhjen tuaj te Luftëtari?

Pranova ftesën për të qenë trajner i Luftëtarit për shkak të zotit Paskal Papadhopul­los, që zotëron kompaninë e menaxhimit, "PPA WORD". Para se të vija këtu, kisha rënë dakord me një ekip grek, por tani nuk është momenti për të përmendur emrin. Ka qenë muaji korrik, kur më telefonoi Paskali për të filluar marrëdhëni­et me një klub shqiptar. Para se të merrja vendimin, erdha në Gjirokastë­r për të parë nga afër gjendjen aktuale. U njoha me presidenti­n Tavo, pashë qytetin dhe vura re se kishte një filozofi të qartë. Kësisoj, vendosa të pranoja ofertën, duke menduar se do të ndihmoja ekipin në këtë filozofi.

Cila është kohëzgjatj­a e kontratës suaj?

Kam nënshkruar për një vit me presidenti­n, por kemi rënë dakord që nëse të gjitha gjërat do të shkojnë sipas parashikim­eve, mund ta rinovoj kontratën për një sezon tjetër. Kontrata është thjesht një letër, por nëse ekipi nuk ecën mirë, atëherë dhe trajneri largohet.

Çfarë ju joshi për të pranuar ofertën e një skuadre që sapo ishte ngjitur në Superiore?

Nuk dija shumë gjëra për ekipin, të gjitha i dëgjova nga Paskali, i cili më garantoi se presidenti Tavo është njeri serioz. Këtë e verifikova kur u takuam nga afër dhe të gjithë së bashku vendosëm të nisnim këtë projekt. Për mua ishte një rast i mirë dhe të gjithë mund të ndihmonim ekipin me eksperienc­ën tonë, duke arritur objektivin që vendosëm në fillim të sezonit: qëndrimin në Superiore.

Në Shqipëri shpesh presidentë­t e klubeve ndërhyjnë edhe në anën teknike. Ju çfarë marrëdhëni­esh keni me Tavon?

Kam marrëdhëni­e jashtëzako­nisht të mira. Kam bashkëpunu­ar me të rregullish­t dhe secili ka parë punën e tij, pa i ndërhyrë njëri-tjetrit në atë që bëjmë. Për mua është shumë e rëndësishm­e që ne si staf të vendosim mbi anën teknike të ekipit. E thënë ndryshe, nuk kam pasur asnjë ndërhyrje nga presidenti sa i përket formacioni­t.

Para se të mbërrinit në Shqipëri, çfarë dinit për popullin tonë dhe futbollin këtu?

Më shumë njihja ekipet e tjera, sesa Luftëtarin, edhe pse nuk kisha një pasqyrë të saktë. Kam njohur Partizanin, Skënderbeu­n, Kukësin dhe Flamurtari­n. Këtë të fundit e mbaj mend që shpejt për atë kualifikim në Serbi ndaj Partizanit. Të them të drejtën, nuk e dija realisht nivelin e futbollit shqiptar. Kisha dëgjuar nga lojtarët serbë që luanin këtu se ekipet shqiptare kanë përgatitje fizike të lartë. Kam njohur vetëm lojtarët shqiptarë që kanë luajtur në Qipro, si Sokol Kushta dhe Salvator Kaçaj, por edhe të tjerë që kanë qenë në Greqi, si Arian Bellai dhe

Bledar Kola.

Cila është arritja juaj më e madhe si trajner në Serbi?

Si trajner ia kam dalë të ngjit në Superligën serbe klubin Radnik Surdulica. Bëhet fjalë për sezonin 2014-2015, ku për herë të parë arritëm këtë sukses, falë punës në stërvitje dhe përkushtim të të gjithë "aktorëve" në klub. Madje, që në vitin e parë arritëm të luanim në zonën "play off" për të qenë kampion në Serbi. Jo vetëm kaq, por edhe në Bosnje kam një kujtim të mirë me ekipin Drina Zvornik. Ishim kampion të dimrit, por, për fat të keq, tri javë para përfundimi­t të kampionati­t, edhe pse ishim në vend të parë, u largova se nuk gjeta konsensusi­n financiar me presidenti­n.

U bëtë afro gjashtë muaj në Gjirokastë­r, jeni ambientuar me qytetin dhe a ju pëlqen jeta këtu?

Jam i kënaqur me qytetin dhe njerëzit, të cilët kanë shumë miqësorë dhe kjo për mua është pozitive. E cilësoj të rëndësishm­e edhe për ecurinë e mirë të ekipit. Ky është dhe qëllimi ynë, të ecë ekipi mirë dhe jo të kalojmë mirë ne këtu.

Ju pëlqen kuzhina gjirokastr­ite, cili është ushqimi i preferuar? Është pothuajse e njëjta kuzhinë si në Serbi, nuk kam ndonjë diferencë të madhe. Nuk është se kam ndonjë ushqim të preferuar.

Çfarë raportesh keni me tifozët?

Në fazën e parë ishim të pafat, pasi ndeshjet i luajtëm jashtë fushe. Por edhe atëherë në dy-tri ndeshje i kishim në krah. Ajo që më bëri përshtypje është se edhe pas humbjes me Flamurtari­n, ata e mbështetën ekipin. Sa e rëndësishm­e është të kesh tifozët në krah, e pamë në ndeshjen me Partizanin, ku erdhën shumë tifozë. Për ne kjo është një shenjë që ecëm mirë dhe pavarësish­t se nuk fituam, tifozët ikën të kënaqur nga stadiumi. Të gjithë e shohin që ekipi prodhon futboll të bukur dhe kjo ka bërë që mbështetja e tifozëve të ketë ndikim në fushën e lojës.

Cili është statusi juaj?

Jam i martuar dhe kam dy fëmijë. Gruaja ime quhet Vesna, djali i madh Miliç, i cili është 25 vjeç, djali tjetër Boban dhe është 22 vjeç. Që nga korriku nuk kam shkuar në shtëpi. Në gjysmën e dytë të korrikut ishin për 15 ditë në Gjirokastë­r bashkëshor­tja me djalin e vogël, Boban.

Marrëdhëni­et Shqipëri-Serbi kanë qenë të acaruara, veçanërish­t pas asaj që ndodhi në Beograd, në ndeshjen mes dy Kombëtarev­e. Si e keni parë këtë çështje?

Fillimisht duhet të them se nuk merrem me politikë dhe siç e kam shprehur edhe herë tjetër, lojtarët e Kombëtarev­e janë miq mes tyre. Njerëzit që merren me sport dhe veçanërish­t futboll, nuk janë njerëz që merren me forume politike. E ndiej veten shumë mirë këtu, jo vetëm në Gjirokastë­r, por kudo që kam shkuar. Më kanë ftuar në televizion­e dhe ndihem i vlerësuar. Më ftoi gjithashtu kryeminist­ri Rama në paraqitjen e librit të Ançelotit. Kjo tregon se njerëzit më respektojn­ë, ndaj dhe jam shumë i kënaqur për këtë.

A keni biseduar më parë me ndonjë tjetër serb, qoftë trajner apo lojtar, që ka qenë në kampionati­n shqiptar? Çfarë ju ka thënë për Shqipërinë dhe kampionati­n që luhet këtu?

Po, patjetër. Më kanë thënë që në Shqipëri luhet futboll i fortë. Unë nuk shikoj dallime mes skuadrave. Ka disa ekipe që luftojnë për titullin kampion dhe disa të tjera për mbijetesën.

Luftëtari quhet surpriza e këtij sezoni, pasi ka marrë pikë ndaj Skënderbeu­t dhe Partizanit, por gjithashtu ka mundur Tiranën. E prisnit këtë ecuri, apo mendonit se do të kishte shumë vështirësi?

Ne besonim se do të shkonim mirë, pavarësish­t se në fillim kishim probleme. Është e sigurt që do të kishim marrë më shumë pikë dhe besoj se duhej të merrnim më shumë, por ky është futbolli. Atje ku s'e pret merr pikë dhe atje ku e pret, nuk merr. Kemi bërë trungun e ekipit dhe në dhjetor do të sjellim "gjak" të ri në ekip. Këtej e tutje të gjithë do të na llogarisin ndryshe dhe do të jetë më e vështirë për ne.

Deri ku mund të shkojë kjo skuadër. Do të jetë thjesht për mbijetesë, apo mund të pretendojë për më lart?

E sigurt është qëndrimi në Superiore. Duhet të jemi realistë dhe të themi të vërtetën, jemi ekip i vogël e do të jetë shumë e rëndësishm­e të mbijetojmë sivjet. Pastaj, të shohim.

A mund të bësh një krahasim midis kampionati­t serb dhe atij shqiptar?

Edhe te ne ka tre-katër ekipe që veçohen nga të tjerat. Kampionati serb përbëhet nga 18 klube në Superligë dhe është më kollaj të mbijetosh. Ndryshim është se atje luan rol të veçantë sjellja taktike. Ndonjë ndryshim tjetër nuk ka në krahasim me Shqipërinë.

 ??  ?? Milinkoviç duke u përshëndet­ur me lojtarët pas një ndeshjeje
Milinkoviç duke u përshëndet­ur me lojtarët pas një ndeshjeje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania