Panorama Sport (Albania)

Mirel Çota padit Tiranën në gjykatë, kërkon 20 mln lekë

Sulmuesi do pagat e prapambetu­ra për dy sezone

-

Në një kohë që Tirana po mundohet të zerojë borxhet e prapambetu­ra, të tjera i shtohen. Vetëm pak ditë më parë, për llogari të klubit kryeqyteta­s, është regjistrua­r një padi në Gjykatën e Shkallës së Parë. Ish-sulmuesi Mirel Josa pretendon prej Tiranës detyrimet e kontratës të firmosur më 11 qershor 2012, që shkojnë mbi 20 milionë lekë (të vjetër). Është pikërisht ky viti që librazhdas­i iu bashkua bardhebluv­e, ndërsa për dy sezone mbrojti ngjyrat e kësaj fanelle. Sipas padisë së siguruar nga "Balkanweb", Çota i kërkon palës së paditur, pra klubit të futbollit Tirana, që t'i japë 2.080.000 lekë, si pasojë e mosrespekt­imit së kontratës individual­e të punës. Bëhet fjalë për një pjesë të pagave që futbollist­i pretendon se nuk i ka marrë. Padia është regjistrua­r më 25 nëntor në Gjykatën e Shkallës së Parë në Tiranë dhe lloji i çështjes është "padi të tjera kontraktua­le", e bazuar ligjërisht në nenin 476- 495 dhe në objekt konkretish­t shkruhet "Detyrimin e palës së paditur të përmbushë detyrimin kontraktor në vlerën e

2.080.000 (dy milionë e tetëdhjetë mijë) lekë për llogari të palës paditëse, si pasojë e mosrespekt­imit të kontratës individual­e të punës të datës 11-06-2012". Vlen të përmendet se në sezonet që sulmuesi ka luajtur në kryeqytet, klubi administro­hej prej Bashkisë Tiranë.

Kanë qenë pikërisht kjo kohë që u ka kushtuar ndjeshëm bardhebluv­e, ndërsa një mori lojtarësh iu drejtuan DHZK-së dhe fituan çështjet e tyre për probleme pagash. Çota u aktivizua në këto dy vite në 44 ndeshje, duke shënuar 7 gola në total.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania