Panorama Sport (Albania)

Tomori: Po presim përgjigje për stadiumin

-

Pas marrjes së vendimit të skuadrës së Korabit për të luajtur takimet shtëpiake në stadiumin "Zeqir Ymeri", drejtuesit e Partizanit kanë bërë një kërkesë zyrtare në klubin e Tiranës që të luajnë takimet e tyre në "Selman Stërmasi". Një gjë të tillë të kuqtë e kanë bërë edhe para fillimit të sezonit, por përgjigjja zyrtare e bardhebluv­e ishte se kishin arritur më parë një akord me klubin e Korabit dhe nuk mund ta prishnin atë, çka bëri që "demat" të zhvendoses­hin në "Elbasan Arena". Aktualisht situata ka ndryshuar dhe shanset janë që Partizani të rikthehet të luajë në Tiranë, që nga ndeshja me Kukësin. Por që të arrihet një gjë e tillë, duhet më parë që klubi i Tiranës të japë një përgjigje pozitive pas kërkesës së të kuqve, gjë e cila nuk ka ndodhur ende. Në një prononcim të shkurtër për "Panorama Sport", Drejtori i Përgjithsh­ëm i Partizanit, Genc Tomori, ka thënë: "E kemi bërë kërkesën, por jemi në pritje të një përgjigjej­e zyrtare nga klubi i Tiranës. Të gjitha mundësitë mbeten të hapura për ndeshjen e radhës në kampionat". Pritet që brenda ditës së sotme, klubi i Tiranës të marrë edhe vendimin përfundimt­ar në lidhje me kërkesën e Partizanit. Deri në këto momente asnjë prej zyrtarëve nuk ka folur në lidhje me këtë çështje, duke mos dhënë sinjal nëse do të lejojnë apo jo 'demat' të luajnë në impiantin e tyre".

Kontakti - Ndërkohë burime pranë klubeve bëjnë me dije se krahas kërkesës zyrtare të administra­tës së klubit të kuq, ka pasur edhe një telefonatë mes presidenti­t të Partizanit, Gazmend Demi, dhe atij të Tiranës, Refik Halili, në lidhje me çështjen e stadiumit. Megjithatë nuk bëhet me dije nëse Halili i ka dhënë një përgjigje pozitive Demit në lidhje me çështjen në fjalë. Megjithatë do të mbetet për t'u parë qëndrimi i drejtuesve të Tiranës në përgjigjen finale që do të japin pas kërkesës së Partizanit. Në rast se përgjigjja do të jetë negative, atëherë të kuqtë do të vazhdojnë të luajnë ndeshjet e tyre në "Elbasan Arena".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania