Panorama Sport (Albania)

Partizani, dopietë për sulmin

Reparti i avancuar do të "blindohet" në merkato me shkodranin Xhevair Sukaj

- ARMAND HALILI

Partizani ka vuajtur gjatë kësaj periudhe në repartin e sulmit dhe për këtë arsye, drejtuesit janë duke menduar për përforcime. Pak javë më parë në skenë doli emri i Xhevair Sukajt dhe ishte ky i fundit që në një deklaratë publike ka lënë të hapur mundësinë që mund të rikthehej sërish te Partizani gjatë merkatos së janarit. Por burime pranë klubit të kuq kanë konfirmuar se Sukaj ka mbyllur akordin me Partizanin dhe mund të konsideroh­et si futbollist i të kuqve për gjysmën e dytë të kampionati­t. Sulmuesi u transferua gjatë merkatos së verës në Malajzi, ku arriti të shënonte disa gola, por ku vuajti edhe nga dëmtimet. Me rikthimin e Sukajt, të kuqtë do të kenë më shumë siguri në sulm, ku deri më tani peshën më të madhe e ka mbajtur Ekuban, që ka arritur të shënojë gjashtë gola. Ndërsa Azubel, edhe pse u afrua me bujë, nuk ka gjetur hapësira në formacioni­n e trajnerit Starova dhe është drejt largimit nga skuadra.

Raçiç - Por një tjetër sulmues që do të rikthehet te Partizani është edhe Stevan Raçiç. Shtatlarti serb, që u largua nga të kuqtë në përfundim të sezonit të kaluar, ka qenë ditët e fundit në vendin tonë për të ndjekur nga afër derbin mes Partizanit dhe Tiranës, ku në të kaluarën edhe ka arritur të shënojë. Burime pranë klubit të kuq kanë bërë me dije se serbi shtatlartë që u shfaq me shallin e Partizanit në stadium, ka pasur edhe një takim me presidenti­n e të kuqve, Gazmend Demi, ku është folur në lidhje me një rikthim të tijin në ekip. Konfirmohe­t se mes palëve është arritur një akord paraprak dhe në vijim mbetet për të përcaktuar vetëm detajet financiare që akordi të konsideroh­et plotësisht i arritur. Për trajnerin Starova një rikthim i tillë do të thotë më shumë alternativ­a në sulm në sprintin final të sezonit, sidomos për një lojtar që e njeh mjaft mirë kampionati­n shqiptar.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania