Panorama Sport (Albania)

Penalizohe­t mesfushori: Do të flas pas ndeshjes

-

Pas përplasjes me trajnerin Armando Cungu në stërvitjen e së premtes, mesfushori kosovar i Vllaznisë, Ylli Hoxha, është lënë jashtë skuadrës për ndeshjen e radhës kundër Skënderbeu­t, që do të zhvillohet sot në stadiumin "Loro Boriçi". Dje kuqeblutë u grumbullua­n në një hotel afër fshatit Barbullush dhe ai që mungonte ishte pikërisht mesfushori. I kontaktuar dje nga "Panorama Sport", Hoxha konfirmoi ato gazeta kishte bërë të ditur në numrin e së shtunës, por refuzoi të jepte detaje të përplasjes në stërvitjen me Cungun. "Është e vërtetë ajo që është shkruar, por për respekt të klubit Vllaznia do të flas vetëm pas ndeshjes. Nuk dua që të çështja ime të ndikojë në ekip. Është më e rëndësishm­e skuadra, pasi në prag është takimi me Skënderbeu­n. Prandaj kam vendosur të hesht për momentin", ka thënë shkurtimis­ht Hoxha. Ndërkohë, sipas të gjitha gjasave, mesfushori do të pezullohet nga drejtuesit e klubit. Pritet që këta të fundit të mblidhen pas ndeshjes me Skënderbeu­n për të diskutuar atë që ka ndodhur në seancën e së premtes. Dje, klubi i futbollit Vllaznia ia ka lënë gjithçka në dorë trajnerit Cungu për të sqaruar situatën me lojtarin, duke mos dalë me një qëndrim për këtë çështje. Fokusi i të gjithëve në klub është ndeshja me korçarët, prandaj dhe drejtuesit nuk duan që të ketë shpërqendr­im, jo vetëm nga lojtarët, por edhe nga stafi teknik. Kujtojmë që dy ditë më parë, Cungu urdhëroi Hoxhën të linte stërvitjen në mes dhe më pas ky i fundit i kërkoi llogari. Burime të sigurta të gazetës treguan se situata për pak degjeneroi në sherr me grushte, por ndërhyri zv.trajneri Aleksandër Maxhar dhe gjithçka u sheshua.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania