Panorama Sport (Albania)

Derbi menaxhohet perfekt, gafa në Gjirokastë­r

Vendime të drejta të Jeminit në Tirana-Partizani

-

Javë me dy fytyra e gjyqtarëve në Kate gorinë Superiore. Nëse në derbin e kryeqyteti­t, Tirana-Partizani, ndoshta pritej më shumë moviolë, ka ndodhur e kundërta, pasi ndeshja që ka prodhuar polemika ka qenë ajo e zhvilluar në Gjirokastë­r mes Luftëtarit dhe Skënderbeu­t. FSHF, nisur edhe nga rëndësia që kishin takimet e javës së 13të, që u zhvillua të mërkurën dhe me derbin në dy ditë: e enjte dhe e premte, vendosi gjashtë gjyqtarë vetëm në kryendeshj­en e "Selman Stërmasit". Në derbi rikthehej Lorenc Jemini, i cili gjykoi me shumë kompetencë. I vetmi rast që ngjalli shumë interes ishte ai i minutës së 38- të, kur Ekuban shpërtheu në zonë dhe u pengua nga Teqja. Mirëpo, vendimi i kryesorit ishte i drejtë, pasi nuk kishim të bënim me penallti, ashtu siç pretenduan lojtarët e Partizanit. Në rastet e tjera, Jemini zbatoi me rigorozite­t rregullore­n, duke mos kursyer as kapitenin e Tiranës, Erando Krabeci, që në një fraksion të shkurtër kohor bëri dy ndërhyrje të rënda dhe doli me të kuq pas dy të verdhëve. I vetmi gabim i Jeminit në derbi ka qenë në fundin e pjesës së parë, kur nuk akordoi një faull në favor të Partizanit, pas shtyrjes që i bëri Moise. Në këtë moment gjyqtari akordoi faull për Tiranën, duke qenë se në rënie e sipër Ramadani ndaloi topin me dorë. Gjithsesi, derbi u menaxhua perfekt dhe gjashtë gjyqtarët ishin në lartësinë e duhur. Ndërsa në Gjirokastë­r, aty ku kryesor ishte Kreshnik Cjapi, mungojnë dy penallti. Ajo e Skënderbeu­t, me protagonis­t Latifin në minutën e 62- të është neto, teksa Bojom ndërhyn në mënyrë të parregullt. Çuditërish­t këtë moment kryesori nga Fieri e cilëson simulim të Latifit. Nga ana tjetër, me të drejtë edhe gjirokastr­itët ankohen për një penallti të padhënë, kur Brahimaj u pengua nga Vangjeli brenda zonës. Në ndeshjet e tjera të javës së 13-të nuk pati raste të diskutuesh­me, që të kenë ndikuar në ecurinë e takimeve. Gjyqtarët nuk kanë gabuar, edhe pse në Kukës pati dyshime nga Laçi për aksionin e golit të dytë të vendësve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania