Panorama Sport (Albania)

Apolonia në krizë, Shkumbini e surprizon në fund

Turhani u jep fitoren peqinasve, vuajnë fierakët

-

Apolonia në krizë. Skuadra është mundur në fushën e vet nga Shkumbini, duke iu larguar edhe më shumë vendeve të para në renditje. Fierakët janë surprizuar nga Shkumbini, në një kohë që në gjashtë takime në fushën e tyre kanë arritur vetëm dy fitore. Vendësit, edhe pse kanë zhvilluar një volum të madh loje, kanë krijuar raste të shumta shënimi, por pa arritur të finalizojn­ë. Nga ana tjetër, ekipi mik duke luajtur thjesht dhe zhvilluar një lojë racionale, arritën që të kalonin në avantazh në rastin e parë që iu paraqit para portës fierake. Ka mjaftuar goli i Turhanit në minutën e 86-të, pas një gjuajtjeje me kokë brenda zonës, që t’u siguronte miqve fitoren.

Ndeshja - Takimi nis i shpejtë e i bukur dhe merita për këtë i takon skuadrës vendëse. Janë fierakët që i japin lojës karakter tërësisht sulmues dhe kërkojnë me insistim që të shënojnë në portën kundërshta­re. Në minutën e 5-të, ata krijojnë edhe rastin e parë tepër të volitshëm për të kaluar në avantazh, por Krasniqi brenda zonës, edhe pse gjuan fort, nuk arrin të shënojë. Fierakët vazhdojnë të sulmojnë duke zhvilluar një dialog të gjatë me mbrojtjen mike, krijojnë

raste të shumta shënimi me anë të Krasniqit, Dimos dhe Uzunit, por pa mundur të shkojnë te goli. Edhe pjesa e dytë nis më e mirë për Apoloninë, që qarkullon më shumë topin. Nga ana tjetër, kundërshta­ri luan me qetësi, është racional, por ndryshe nga pjesa e parë, nuk harron

edhe të kundërsulm­ojë. Dhe pikërisht, nëpërmjet një zbritjeje të shpejtë, shënon edhe golin e fitores. Në të 86-ën, miqtë fitojnë një goditje këndi. Topi harkohet në zonë nga Xhyra dhe aty mbrojtësi Turhani godet mjaft bukur brenda zonës me kokë duke shënuar, 0-1. Miqtë e ruajnë

këtë avantazh deri në fund, duke siguruar një 3- pikësh të rëndësishë­m. Skuadra e këtij viti ka ndryshuar thuajse plotësisht dhe do ta ketë të vështirë që të pretendojë rikthimin në Superiore, duke parë diferencën që ka me skuadrat e tjera që renditen në vendet e para. Mikel Mbriçaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania