Panorama Sport (Albania)

Mamurrasi thyen Ilirinë në “frymën e fundit”

- GOLI: MAMURRASI: ILIRIA: KARTONË TË VERDHË: GJYQTARË: VËZHGUES: DELEGAT:

Mamurrasi fiton në “frymën e fundit”. Skuadra e drejtuar nga Rezart Maho ia del të triumfojë në përballjen e mbijetesës ndaj Ilirisë. Një sfidë mes dy ekipeve që luftojnë për mbijetesë. Me fitoren e djeshme, Mamurrasi u është larguar më shumë vendeve të fundit. Nga ana tjetër, fushë-krujasit nuk kanë mundur të rezistojnë edhe në aksionin e fundit të sfidës. Ndeshja - Loja ka nisur e shpejtë, në një kohë që Mamurrasi drejtohej sërish në sfidën e djeshme nga presidenti Ded Ndreca, pasi trajneri Rezart Maho ishte në fushë si lojtar. Në pjesën e parë, rastet për të dyja skuadrat janë të vakëta. Ndërsa e vetmja mundësi për vendësit vjen në minutën e 37-të nga Etemi, por gjuajtja e tij pritet nga Baku. Pjesa e dytë nis me dy ndryshime për vendësit ku hidhen në fushë Luli dhe Bajo. Në një moment, Luli provon me një goditje të fortë nga jashtë zone, por pret gardiani mik. Loja sa vjen dhe bëhet më e luftuar, ndërsa protagonis­t është shqiptari i Maqedonisë, Etemi, që organizon të tijtë duke iu afruar më shumë portës mike. Rastet për skuadrën e Ilirisë janë mjaft të pakta, pasi frenat e lojës duket sa janë në duart e mamurrzakë­ve, që nuk realizojnë. Atëherë kur mendohej se sfida do të përfundont­e në barazim, shënojnë vendësit. Etemi jep një asist në zonë për mbrojtësin Tako, që godet saktë dhe 1-0. Ahmet Zani

Biraçaj 40’, Etemi 71’/ Thaçi 40’, Paplekaj 70’

M.Dyrmishi, R.Zaimi, G.Çela (Poliçan)

Xh.Zaimi (Tiranë) P.Kotherja (Tiranë)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania