Panorama Sport (Albania)

Turbina surprizon Lushnjën

Trajneri Bardhi bën “mrekullinë” me cërrikasit për dy ditë, shënon Sallaku

- ALBAN ALUSHI

Një tjetër barazim për Lushnjën ( 11), që është i treti radhazi në kampionat, por i pari në “Roza Haxhiu”. Pas pesë fitoreve në “tokën” verdhejesh­ile, Lushnja është surprizuar nga Turbina. Ekipi ruan distancën me rivalët: +6 nga Bylisi dhe +7 nga Tomori e Shkumbini, por hedh në erë shansin për të thelluar diferencën e pikëve ndaj këtyre tre rivalëve. Nga ana tjetër, trajneri Sinan Bardhi me 48 orë punë vë në lëvizje Turbinën. Lushnja po kalon një ngërç me tre barazime radhazi pas fitoreve të javëve të para.

Ndeshja

Nën entuziazmi­n e 800 shikuesve, Lushnja doli në terrenin e vështirë të “Roza Haxhiut” me dëshirën e menjëhersh­me për të thyer Turbinën. Fillimi ka qenë mjaft i mirë për formacioni­n e Banos ndonëse mungonin Canka e Taullau. Në minutën e 8- të, Bufasi me kokë godet traversën. Ndërsa në minutën e 12-të, topi i Sefës i goditur me kokë del pak mbi tra. Tri minuta më vonë, Lushnja fiton një penallti me Sefën që pengohet të gjuajë me kokë nga Daci. Eksperienc­a e madhe e Çelës i jep Lushnjës avantazhin. Goditja nga pika e bardhë është në perfeksion. Lushnja mund të kishte mbyllur ndeshjen me Branicën. Pas krosit të bukur të Ruços, goditja me kokë e peqinasit është mbi tra. Pas gjysmëorës së parë të ndeshjes në “Roza Haxhiu” nis të shfaqet skuadra cërrikase. Fillimisht është Gjokeja që përballë Spahon nuk gjen kuadratin. Më vonë është Bërdufi që përballë portierit lushnjar gjuan shumë keq. Edhe pjesa e dytë nis me një rast mjaft të pastër të Dacit, edhe ky “vetëm për vetëm”, por Spaho devijon në korne. Barazimi për Turbinën do të vijë kur kishte kaluar një orë lojë. Sallaku depërton në qendër dhe këtë herë përballë Spahos goditja është e saktë, 1- 1. Pjesa e mbetur e ndeshjes është dominuar plotësisht nga lushnjarët. Një gjuajtje e fortë e Çelës pritet nga Saraçi. Vendësit krijojnë disa raste, por nuk arrijnë të finalizojn­ë. Pas ndeshjes, trajneri i Turbinës, Bardhi deklaroi: “Një pikë mjaft e suksesshme, pavarësish­t se kishim përballë një ekip të përgatitur, Lushnjën kryesuese të grupit tonë. Skuadrën e Turbinës unë e mora pothuajse dy ditë përpara ndeshjes, por një pikë në ‘ Roza Haxhiu’ është shumë mirë”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania