Panorama Sport (Albania)

Spektakël i Erzenit, shkatërron Kastriotin

-

Erzeni duket se nuk do të ndalë rrugën e fitoreve teksa ka arritur të pestën radhazi. Shijakasit kanë mundur dje Kastriotin 3- 1 dhe vazhdojnë të ruajnë vendin e tretë në renditje duke treguar një formë shumë të mirë në këto javë të fundit. Nga ana tjetër, Armand Pasha me dygolëshin e shënuar vazhdon të jetë golashënue­si më i mirë jo vetëm i Erzenit, por edhe i Grupit A. Një sfidë që u zgjidh brenda 15 minutash me vendësit që shënojnë tre gola.

Ndeshja - Pjesa e parë është kontrollua­r plotësisht nga vendësit që tregojnë një lojë me plot ritëm. Pas disa rasteve të humbura do të vinte minuta e 22- të kur mbrojtësi Teqja i avancuar në thellësi të mbrojtjes kundërshta­re, pasi merr një asist nga Sefgjini, shënoi golin e parë për vendësit duke ngritur peshë tifozerinë e zjarrtë shijakase. Mesfusha dhe mbrojtja e Kastriotit vazhdojnë të jenë të çorientuar­a totalisht sepse 3 minuta me vonë është Pasha që finalizon saktë një sulm të shpejtë në qendër të mbrojtjes krutane, duke shënuar golin e dytë. Rastet e rrezikshme në portën krutane vazhdojnë sërish dhe në minutën e 37- të, përsëri Pasha

shënon golin e tretë dhe të dytin të vetin për këtë ndeshje. Pjesa e dytë fillon me dy zëvendësim­e nga trajneri i Erzenit Bubeqi, duke zëvendësua­r Sefgjinin dhe A. Kllarin dhe Lleshin me Tepshin. Natyrisht këto dy zëvendësim­e reflektuan në njëfarë mase në uljen e

ritmin të lojës. Krutanët e shfrytëzoj­në mirë këtë përgjumje të vendësve dhe bëhen të rrezikshëm. Korreshi dhe Marku kanë dy raste, por është portieri Hoxha në një ditë të mirë. Miqtë e shënojnë golin e nderit në të 76- ën me Markun. Fiqiri Shehu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania