Panorama Sport (Albania)

Përmbysje e çmendur, Dinamo fundos Elbasanin

Verdheblut­ë mbeten në vendet e fundit, kriza vazhdon

- VLADIMIR MEMA

Dinamo mund El basanin në trans fertë 3-1 në një përballje mbi nivelin mesatar për të dyja skuadrat, të cilat deri në fund kërkuan me ngulm golin. Të parët kalojnë në avantazh vendësit me anë të Shamet Lutës, por në 60 sekonda miqtë përmbysin me Gërxhon dhe Ejoh, ndërsa në fund vulos fitoren Allmuça. Elbasanasi­t vinin në këtë përballje pa dy ditë stërvitje për shkak të bojkotit të pagave, por gjithsesi zhvilluan një lojë të kënaqshme me shumë raste për të shënuar. Ky rezultat ngjit disi Dinamon në klasifikim, ndërsa verdheblub­ë bëjnë sërish prapaktheh­u pas dy fitoreve radhazi dhe mbeten sërish në zonën e ftohtë.

Ndeshja - Përballja do të nisë menjëherë vrullshëm për verdheblut­ë, të cilët në minutën e 3-të godasin shtyllën me anë të Lleshit, pasi më parë Alikaj hezitoi të godiste në portën dinamovite. Turdiu vë në provë Kotorrin në minutën e dhjetë, por pesë minuta më pas Luta humb një shans të artë për të kaluar në avantazh vendasit. Humbasin topin dinamovitë­t dhe Luta i vetëm nuk e dërgon topin në rrjetë, pasi Birja devijon mrekullish­t. Ritmi është i lartë, me elbasanasi­t që kontrolloj­në lojën dhe kërkojnë me ngulm golin, por, përpos avantazhit territoria­l, nuk ia dalin të kalojnë në avantazh në këtë fraksion loje. E dyta nis me të njëjtin ritëm, me elbasanasi­t që nuk heqin dorë nga sulmet dhe

Dinamo mbrohet mirë, por në të 53-ën Kasa ikën bukur nga e djathta, pason për Lutën në zonë dhe goditja e këtij të fundit ndalet në rrjetë. 1-0 dhe verdheblut­ë në delir. Mundohen të ndërrojnë "marsh" dinamovitë­t dhe rrezikojnë në dy raste me anë të Gjatës dhe Rexhepit,

por Kotorri nuk lejon prekjen e rrjetës. Atëherë kur nuk mendohej, në 60 sekonda ndodh përmbysja e madhe, teksa fillimisht Gërxho me një goditje pa pretendime në kufijtë e zonës së rreptësisë, e dërgon në rrjetë, ndërsa në aksionin pasardhës Ejoh në kundërsulm

me një goditje mjeshtëror­e nga jashtë zone mposht Kotorrin. 1- 2 për Dinamon në minutën e 66-të dhe vendasit nuk u besojnë syve. Në fund, Allmuça me një parabël mposht portierin elbasanas duke mbyllur përfundimi­sht takimin në 1-3.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania