Panorama Sport (Albania)

Denoncon Hasani: Qarri më largoi nga Kamza për inat të Djalës

Ish-trajneri rrëfen vendimin e presidenti­t

-

Trajneri i portierëve të Kamzës, Dashnor Hasani, ka shpërthyer dje ndaj presidenti­t të skuadrës, Naim Qarri, duke e akuzuar se e ka larguar nga skuadra me motivin e vetëm se kishte njohje me presidenti­n e Shënkollit, Artan Djala. Hasani ka rrëfyer gjithçka në profilin e tij në "Facebook". Rrëfimi

"Pasi mbaruam ndeshjen me ekipin e Shënkollit në datë 26.11.2016 ku fituam me rezultatin 2- 1, më datë 28.11.2016 kishim stërvitjen e radhës. Pa nisur stërvitja, futemi në dhomat e zhveshjes pasi këtë mbledhje e kërkoi aksionari Naim Qarri dhe të pranishëm ishin 23 futbollist­ë si dhe ne stafi drejtues. Fjalën e mori Qarri duke thënë: 'A e patë ekipin e Shënkollit sa fort na luajti?!' si dhe disa gjëra të tjera. Në këtë moment më drejtohet mua: 'Profesor, ti do vazhdosh me ekipin edhe këto ndeshje që kanë mbetur deri në fund të vitit, pastaj nuk do jesh më pjesë e ekipit. Për arsye se ardhjen tënde këtu ma ka sugjeruar presidenti i Shënkollit dhe për inat të atij ti nuk do jesh më pjesë e ekipit tim'. Në fakt, opinionin pozitiv për mua Qarrit ia ka dhënë edhe drejtori teknik i ekipit të Kamzës, Kreshnik Krepi. Sinqerisht, nuk e besova, kujtova se po bënte shaka. Ne bilancin e

kishim super në çdo tregues! Por, çudia nuk zgjati deri në fund të vitit!! Të nesërmen nisem për stërvitje. Sa mbërrij te fusha, më takon shefi i klubit dhe më thotë se ka dhënë urdhër Naimi që të mos jem më pjesë e ekipit. Fillova të qesh pasi sinqerisht nuk e besova përsëri, pasi një ditë më parë më kishte

thënë deri në fund të vitit. Por, shefi këmbënguli përsëri pastaj e besova. OK, i thashë, por unë kam një kontratë me Bashkinë Kamëz ku edhe jam paguar nga ajo. Kërkova për Qarrin, por nuk e pashë aty. Shkova u ndava me lojtarët dhe stafin, të cilët kam kaluar një periudhë të shkëlqyer dhe ata u çuditën.

Kështu ika për në shtëpi. Mendoj se ky është rasti i parë në botë që ndodh në këtë formë! Jam në pritje për të takuar Kryetarin e Bashkisë, Xhelal Mziun, për të kërkuar rikthimin në ekip ose dëmshpërbl­im sipas kontratës, për ta njoftuar për këtë çudi shqiptare", ka mbyllur Hasani rrëfimin e tij.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania