Panorama Sport (Albania)

Barazim i çmendur, katër penallti në Fushë-Krujë

-

Katër penallti, katër gola, një barazim i "çmendur" dhe një lojtar në spital. Përballja e djeshme mes Sopotit dhe Pogradecit i ofroi të gjitha. Një sfidë e veçantë që prodhoi katër gola dhe një lojë të luftuar deri në sekondat e fundit nga të dy ekipet.

Ndeshja - Loja nis e shpejtë për miqtë ku që në fillim Bangora shfaqet rrezikshëm në zonën e Sopotit, por topi kalon ngjitur me shtyllën pingule. Në minutën e 18-të vjen edhe rasti i parë i ndeshjes dhe i përket Pogradecit. Në të 23-ën ka një aksion të Sopotit nga e djathta dhe topi përfundon te Mitraj që fiton duelin me një mbrojtës mik dhe mes tyre ka kontakt duke bërë që arbitri që është shumë pranë aksionit të sinjalizoj­ë për 11-metërsh. Nga pika e bardhë godet Çota, por pret Mali duke e devijuar në goditje këndi. Në të 34ën, Kaloshi krijon hapësirën e nevojshme në të majtë dhe kroson në zonë aty ku portieri Bejte grushton topin, por nga përplasja me sulmuesin mik, Pengu, ky i fundit dëmtohet keq në këmbën e djathtë. Ndërsa, në fund të pjesës së parë, miqtë mbeten me dhjetë lojtarë pasi ndëshkohet me të kuq Topllari pasi shan gjyqtarin. Pjesa e dytë nis mirë për librazhdas­it. Në të 52-ën është Mitraj që shënon nga pika e bardhë. Dhe shtatë minuta më pas, është sërish sulmuesi i Sopotit që dyfishon. U duk se gjithçka përfundoi, por në të 63ën është Jahaj që shënon golin e parë për miqtë me penallti. Dhjetë minuta më pas, mesfushori pogradecar realizon edhe golin e dytë dhe të barazimit po me 11metërsh. Rezultati mbetet i pandryshua­r deri në fund. Ekipet ndajnë nga një pikë pas sfidës së djeshme. Shkëlqim Hasani GOLAT: Mitraj 52'(p), 59'/ Jahaj 63'(p), 73'(p)

SOPOTI: Bejte, Sulejmanaj, Pashaj, Sykaj, Kaloshi, Çaushaj, Muçollari, Mumajesi (Polisi 74'), Mitraj, Bakiu (Hoxha 77'), Çota. ( Në dispozicio­n: Beshiri, Shero, Zorba, Tadjong). Trajner: A.Malluta POGRADECI: Mali, Pura, Kllogjeri, Çerepi, Pere, Jahaj (Hidri 90+2'), Topllari, Liçkollari, Shkulaku, Bangora (Zeqollari 87'), Pengu (Konte 36'). ( Në dispozicio­n: Lamellari, Çela, Yzellari, Konte). Trajner: F.Fetollari KARTONË TË VERDHË: Mumajesi 62', Bakiu 73', Sykaj 79'/ Topllari 20'

KARTON I KUQ: Topllari 45+5'(2v) GJYQTARË: E.Bastari, R.Shaba, B.Mesi, K.Barjamaj (Tiranë) VËZHGUES: Sokol Jareci DELEGAT: Endri Hyka

 ??  ?? Pengu duke u transportu­ar për në spital pas dëmtimit
Pengu duke u transportu­ar për në spital pas dëmtimit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania