Panorama Sport (Albania)

Sadiku rigjen golin, Hyka dopietë për minuta

Mesfushori udhëheq ekipin në triumfin 3- , uzerna e treta

- OLSI TUJANI

Fundjavë pozitive për disa nga legjionarë­t shqiptarë. Dy nga futbollist­ët kuqezi ia kanë dalë që të gjejnë rrugën e rrjetës me ekipet e tyre në 'vicër. Bomberi i Kombëtares ka mundur që të shënojë golin e parë pas kryerjes së operacioni­t në gju në javën e parë të muajit tetor, ndërkohë që mesfushori me tipare të avancuara ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë brenda 7 minutash.

Sulmuesi - Armando Sadiku ka arritur të shënojë golin e parë që pas rikthimit në fushë nga dëmtimi. Ai ka realizuar me anë të një penalltie në minutën e 61-të të ndeshjes që 'yrihu luajti në shtëpi ndaj Vilit, e vlefshme për javën e 17të të ligës së dytë zvicerane. Sulmuesi shqiptar e nisi si titullar takimin, por u zëvendësua nga trajneri në minutën e 84-t. Në minutën e 88-të ishte Kauseviç që realizoi golin tjetër të 'yrihut për të vulosur fitoren 2-0. Ndërkohë futbollist­i tjetër i kombëtares shqiptare, Burim Kukeli, ishte në fushë për X0 minuta të plota duke dhënë dhe ai kontributi­n e tij në këtë fitore. Pas këtij takimi, 'yrihu ngjitet në kuotën e 45 pikëve duke kryesuar i vetëm ligën e dytë të 'vicrës dhe momentalis­ht i shkëputur me 13 pikë nga ndjekësi më i afërt. Për sulmuesin, ishte goli i pestë sezonal.

Dopieta - [ahmir Hyka është rikthyer të tregohet një futbollist mjaft i rëndësishë­m për ekipin e tij, Luzernën. Dje, në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të të Superligës së 'vicrës, mes Luzernës dhe Vaduzit, ai ka realizuar dy gola, ndërkohë që ekipi i tij triumfoi me shifrat 3-0. Hyka shënoi golin e dytë dhe të tretë, përkatësis­ht në minutat 51 dhe 58, ndërkohë që në pjesën e parë ishte Nojmajr, i cili kishte realizuar golin e parë në minutën e 41-të. Mesfushori shqiptar arriti kuotën e 5 golave në kampionati­n zviceran, ndërkohë që dje nuk e mbylli ndeshjen pasi u zëvendësua në minutën e 65-të. Pas sigurimit të fitores me rezultat të pastër, trajneri i skuadrës së Luzernës nisi të largojë nga

fusha tre nga titullarët, për t^u dhënë shansin të tjerë lojtarëve që të aktivizohe­shin në këtë sfidë që nuk kishte më presion. Ai i bëri një nisje fantastike këtij sezoni duke siguruar dhe rikthimin në kombëtare, por së fundmi performanc­a e tij pati një rënie të theksuar, çka bëri që trajneri i

Luzernës ta ulte shpesh në stol, madje ta çonte edhe në tribunë. Megjithatë dy golat e sotëm tregojnë se futbollist­i kuqezi është rikthyer në një formë mjaft të mirë. Pas këtij takimi, Luzerna u ngjit në kuotën e 2X pikëve, përkohësis­ht në vendin e 3-të të klasifikim­it.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania