Panorama Sport (Albania)

Moviola, Realit iu mohuan dy penallti

Maskerano "masakroi" Ronaldon dhe Vazkuez, gjyqtari e fal

-

Është e pamundur që "El Clasico" të gjykohet në mënyrë perfekte. Arbitri Karlos Gomez bëri të pamundurën për të ekuilibrua­r dhe qenë asnjanës në "Kamp Nou", por pa praninë e teknologji­së apo teknikave të integruara ai ka gabuar duke i mohuar Realit dy penallti. Të paktën në këtë konkluzion ka dalë analisti dhe ish- arbitri spanjoll Andujar Oliver. Gjatë një analize për radion "Marca", isharbitri Oliver shqyrton pesë faullet në zonën e rreptësisë. Ai del në përfundim se në tre rastet e prekura me dorë, gjyqtari Gomez ka marrë vendim të saktë, ndërsa dy faullet e Maskeranos, atë ndaj Vazkuez dhe Ronaldos, duheshin vlerësuar penallti.

1. Sulmuesi i Realit të Madridit, Lukas Vazkuez, kishte shansin të ndëshkonte Barcelonën që në minutën e dytë. Ai dribloi Maskeranon në zonë (Foto 1), por argjentina­si i shkaktoi faull dhe gjyqtari duhet të akordonte penallti. "Është penallti! Në pamje të parë duket qartë dyluftimi mes Maskeranos dhe Vazkuez. Mbrojtësi i Barcelonës i shkakton faull duke i ndërprerë rrugën dhe e penguar. Gjyqtari Gomez mori vendim të gabuar, pasi duhet të jepte penallti", pohon Andujar Oliver për "Marca".

2. Në minutën e 9-të (Foto 2), gjatë gjuajtjes së Serxhi Robertos, topi kap dorën e djathtë të Serxhio Ramosit në zonën e rreptësisë, por prekja është e pavullnets­hme. Për këtë arsye nuk është penallti. "Prekje e pavullnets­hme nga Ramos dhe trajektorj­a e topit nuk ka lidhje me kuadratin e portës", analizon ish-gjyqtari Oliver.

3. Në minutën e 13-të, Rakitiç markon Ronaldon në zonë ( Foto 3). Mesfushori kroat i Barçës përpiqet të godasë topin me kokë, por e prek pa dashje me parakrah. "Plotësisht veprim i pavullnets­hëm dhe që nuk influencon në shmangien për gol", sqaron 58-vjeçari nga Almeria, i cili bazohet së tepërmi

nga analiza në video dhe fotot pas ndeshjes.

4. Në minutën e 24-t ishte sërish Maskerano që shkakton faull në zonën e rreptësisë, por këtë herë ndaj Kristiano Ronaldos (Foto 4). "Ishte një ndeshje shumë e vështirë për gjyqtarin. Pamjet filmike tregojnë qartë që Ronaldo

5

është penguar të kërcejë në ajër për të kapur topin. Por, për ta kryer siç duhet këtë veprim, Maskerano e ka tërhequr për fanelle duke shkaktuar 11metërsh", analizon ish-arbitri Oliver, i cili ka gjykuar në kampionati­n spanjoll nga sezoni 1980-1981 dhe mbylli karrierën në 1995-ën.

5. Episodi i fundit për penallti është regjistrua­r në minutën e 40-të. Mesi gjuan drejt portës, por Karvahal e pengon në mënyrë të pavullnets­hme brenda zonës. "Mënyra sesi Karvahal prek topin me dorë nuk është penallti", tha Oliver duke përmbyllur analizën e tij.

 ??  ??
 ??  ?? 3
3
 ??  ?? 1
1
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania