Panorama Sport (Albania)

Gjyqtari i jep kreun Lajpcigut, Dortmundi "poker" Gladbahut

-

RB Lajpcig nuk njeh rivalë! Ekipi i drejtuar nga Ralf Hazenhytl po bën çudira duke befasuar tifozët çdo javë, jo vetëm në Gjermani, por në mbarë Europën. Ditën e premte,

Bajerni i Mynihut e gdhiu në vend të parë, por "demat" e Red Bullit nuk mund ta lejonin këtë gjë. Në shtëpi pritën Shalken. Që në minutën e dytë, Verner "vjedh" penallti duke simuluar dhe fituar me hile 11-metërshin. E gjuan vetë dhe i jep avantazhin ekipit. Por Shalke i kundërpërg­jigjet me Kolasinak në minutën e 31-të. Ky i fundit shndërrohe­t në hero dhe në "viktimë", pasi në minutën e 47-të shënon autogol, duke i dhënë fitoren 1-2 dhe kreun e renditjes Lajpcigut.

Borusia "poker" - Derbi i Borusias fitohet nga Dortmundi. Gladbahu kalon i pari në avantazh me

Rafael që në minutën e 6-të, por

Dortmundi e përmbys me "poker" falë dopietës së Aubamejang dhe golave të Pisçek e Dembele. Në këtë duel spikati superforma e Marko Rojs, i cili dha tri asiste goli. Me fitoren 4-1, Dortmundi thellon rekordin e pathyeshmë­risë. Ekipi i Tuhelit ka 28 ndeshje radhazi që s'pëson humbje në shtëpi. Me këtë trepikësh Dortmundi ngjitet në vend të pestë me 9 pikë më pak se kryesuesit.

Të tjerat - Ekipi i dytë surprizë pas Lajpcigut është Hofenhaimi, i cili ashtu si kryesuesit, nuk njeh humbje këtë sezon. Skuadra e drejtuar nga trajneri më i ri në historinë e Bundesligë­s, Nagelsman (29 vjeç), ka fituar 4-0 kundër ekipit të Mavrajt, Këlnit dhe është ngjitur në vend të katërt. Leverkusen­in e ka tradhtuar Çiçarito, i cili humb penallti në fund të ndeshjes. Kjo bëri që "aspirinat" të ndaleshin në 1-1 ndaj Fraiburgut. Verder Bremeni fiton 2-1 me Ingolshtad­in, ndërsa Herta fiton me përmbysje 3-2 në Volfsburg.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania