Panorama Sport (Albania)

Konte në delir: Siti u përul para karakterit tonë

"Fabregas bëri një ndeshje super, Kosta paqeruajtë­s"

-

Në fund kishte të drejtë Guardiola: "Antonio Konte është numri një", nënvizoi trajneri spanjoll, në pritje të ndeshjes së pasdites së djeshme. Dhe rezultati i fushës, të paktën për momentin, konfirmon se ish-trajneri i Italisë është strategu më i përgatitur i Premier Ligës. "Gjenerali italian" është ai që sheh nga lart Pepin, Klopin, Vengerin, Poketinon, Murinjon dhe Ranierin. Me suksesin në "Etihad", Çelsi i tij e dërgoi në 8 numrin e fitoreve radhazi, por pa dyshim që kjo kundër Sitit ishte fitorja e tij më e rëndësishm­e, sepse të gjunjëzosh super favoritet për fitoren finale në shtëpinë e tyre nuk e bën kushdo. Por mbi të gjitha, Antonio Konte ka treguar se jo vetëm di që të arrijë majat, por në të njëjtën kohë dhe ndoshta më e rëndësishm­ja, ai është nga ata trajnerë që nuk vuan nga lartësitë, madje ndihet shumë komod.

Fitore karakteri - Suksesi i djeshëm ishte pasqyra më e mirë e filozofisë së Antonio Kontes† pjesëmarrj­e totale, organizim difensiv perfekt dhe kundërsulm fatal, të cilat mbizotërua­n kundër inovacioni­t dhe paparashik­ueshmërisë së Guardiolës. Dhe euforinë e tij, trajneri i Çelsit nuk e fsheh aspak pas ndeshjes: "Kundër Sitit mund të fitonim vetëm duke treguar karakter në fushë. Ishte një ndeshje me emocione të forta, por pikërisht për këtë arsye ishte edhe më e bukur në fund për ne. Duhet

të besojmë në punën tonë, por në të njëjtën kohë duhet të përmirësoh­emi ende, - nënvizon Konte, i cili thur elozhe për Fabregasin dhe Kostën. - Cesk bëri një ndeshje të pabesueshm­e, duke treguar personalit­et. Tregoi se mund të mbështetem gjithmonë tek ai. Kosta? Diego, përveç gjërave që di të bëjë mirë në fushë, bëri edhe rolin e paqeruajtë­sit. Ai po nis ta përdorë pasionin e tij në mënyrën e duhur. Nervozizmi i fundndeshj­es? Është gjithmonë një mëkat kur sheh skena të tilla. Aguero është një lojtar fantastik, por kur humb një ndeshje, është

normale që edhe një kampion si ai të humbë kontrollin. Më shumë nuk mund të them". Por këto fjalë Antonio Konte i shprehu menjëherë pas ndeshjes, për mikrofonat e paktë që ndodheshin në tunelin e stadiumit, sepse italiani dhe stafi i tij nuk u paraqitën në sallën e konferenca­ve për shtyp ku shumë gazetarë të pranishëm mbetën të nervozuar. Arsyeja e mosparaqit­jes ishte diferenca e ngushtë kohore që kishte mes fundit të ndeshjes dhe prenotimit të trenit, me të cilin Çelsi do të kthehej në shtëpi nga Mançesteri.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania