Panorama Sport (Albania)

"Gabuam tmerrësish­t shumë, por jam gjithsesi krenar"

-

"Pavarësish­t sesi përfundoi ndeshja, unë jam krenar për skuadrën time". Pep Guardiola nuk kërkon justifikim­e, por nuk ka kohë që të qajë pas një humbjeje ndaj një prej pretendent­eve për titull. Kampionati është ende shumë i gjatë, ndonëse trajneri spanjoll pranon t'u përulet për të paktën një ditë kundërshta­rëve cinikë. "Kundër Çelsit bëmë një nga ndeshjet më të mira deri tani. Krijuam më shumë raste sesa na lejoi Kristal Palasi apo Burnlej. Nuk kam pengje pas këtij takimi. Humbëm, më vjen keq, por jam krenar për futbollist­ët e mi, ndonëse edhe këtu e kam një përjashtim. Më vjen keq vetëm që në fund përfundoi me disa incidente mes lojtarëve. Sherret e kota në fushë, të cilat shoqërohen me ndëshkime dhe përjashtim­e të drejta, nuk më pëlqejnë dhe ky është një paralajmër­im i qartë, të cilin nuk do ta përsëris më. Madje, për këto skena u kërkoj falje të gjithëve. Nëse nuk fituam, apo pse shpërdorua­m një mori me raste, nuk ishte për faj të arbitrit. Çfarë na surprizoi? Nuk e di, por ndoshta mënyra sesi Çelsi na priti në fushë ishte totalisht ndryshe nga ajo që unë prisja, ndonëse kjo është pjesë e lojës. Gjithsecil­i ka filozofinë e tij, por askush nuk priste nga Çelsi që të krijonte 25 raste për gol. Nuk besoja se do të na prisnin gjatë gjithë takimit në portën e tyre, por në tri raste që patën, ata na shënuan tre gola. Edhe kjo saktësi vlen dhe shumë madje në futboll. Prandaj nuk kemi se çfarë t'i themi Çelsit, përveçse kompliment­e", përfundoi Pep Guardiola.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania