Panorama Sport (Albania)

Notat e Juves

-

BUFON 6 - Praktikish­t i papunë në fushë. Pa faj në rastin e golit.

LIHSHTAJNE­R 6 - Shtyn shumë në pjesën e parë, por me kalimin e minutave humb ritmin. RUGANI 6.5 - Kërcimi me kokë i pamëshirsh­ëm, i zoti edhe në markim. Një shpresë e madhe për mbrojtjen italiane po rritet...

KIELINI 6.5 - Mbrëmje e qetë, përmban me eksperienc­ë rivalët.

ALEKS SANDRO 7 - Anësori brazilian është jo vetëm një nga më të mirët e Juventusit, por i të gjithë Serisë A. Jo perfekt në mbrojtje, por një rrufe në detyrat sulmuese. Goli ishte dhurata më e mirë për këtë fillimsezo­ni prej jashtëtokë­sori. KHEDIRA 6 - Dritë dhe hije, por goditet ashpër në fillim të takimit dhe më pas nis të mbrojë veten. Në të 60-ën e zëvendëson Lemina (nota 6), i cili sheh golin t'i ndalet në shtyllë. MARKIZIO 6.5 - Bën të xhirojë Juven si asnjë tjetër. I pazëvendës­ueshëm. STURARO 6 - Jo bindës në fillim, fantastik në rikuperim në pjesën e dytë.

PJANIÇ 7 - Më në fund u pa gjithë prezent në lojë dhe dy asiste për gol. Në të 77-ën Evra (pa notë). HIGUAIN 6 - Sakrifikoh­et për ekipin, por mungesa e golit dhe kërkimi i tij i dëshpëruar duket se i kanë lagur "barutin" argjentina­sit.

MANXUKIÇ 8 - 76 minuta prej gladiatori, 76 minuta për t'iu dhënë leksion të rinjve që ëndërrojnë të ndjekin gjurmët e tij. Goli me kokë ishte shpërblimi i duhur. Në të 76ën Kuadrado ( pa notë). TRAJNERI ALEGRI 7 - Ai dhe Juventusi i tij nuk dinë të gabojnë dy herë radhazi. Madje, reagimi i djeshëm tregon se ndoshta Alegri po rezervon surpriza me rikthimin e Dibalës dhe Pjacas.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania