Panorama Sport (Albania)

Juve, Milan, Inter dridhen nga skandali fiskal

-

Vetëm dy ditë më parë, revista e përjavshme gjermane, "Spiegel", lëshoi "bombën". Një njoftim në faqen e internetit ka bërë me dije se duke filluar nga sot dhe në javët në vazhdim, do të publikohen fakte tronditëse mbi evazionin fiskal galopant në botën e futbollit, duke filluar me dy emra të mëdhenj, Kristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil. Sajti i njohur "Football Leaks", që publikon informacio­ne financiare nga bota e futbollit, i ka vënë në dispozicio­n revistës së njohur gjermane një sasi të dhënash prej 1.9 terabajtës­h, që përmban 18.6 milionë dokumente, ku përfshihen kontrata origjinale futbollist­ësh, marrëveshj­e sekrete, postë elektronik­e, tabela Excel dhe dokumente Word. Gjatë 7 muajve të kaluar, një skuadër e punonjësve të "Spiegel", së bashku me rreth 60 gazetarë të Rrjetit Europian të Bashkëpuni­mit Investigat­iv, kanë analizuar rrjedhjen më të madhe të informacio­nit në historinë e sportit. Në listë nuk mungojnë edhe personazhe të tjerë të botës së futbollit, si Zhoze Murinjo apo klubet italiane, si Juventusi, Interi, Milani, Roma, Napoli dhe Torino. Klubet - Duke nisur nga 4 dhjetori, do të nisin publikimet e dosjeve sekrete. Por nuk do të jenë vetëm futbollist­ë apo trajnerë ata që pritet ta pësojnë. Lajmërohet se klube të fuqishme të kontinenti­t do të kenë gjithashtu probleme me dokumentac­ionet që do të publikohen, pasi vërtetohet që edhe prej tyre ka pasur evazion fiskal. Përveç klubeve italiane të sipërpërme­ndura, ka edhe nga kampionate të tjera elitare. Por gjithçka do të zbulohet nga sot e në vazhdimësi...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania