Panorama Sport (Albania)

Pioli “dënon” lojtarët, nuk ka ditë pushimi

"Mr. Suning" dhe Tohir, kritikë ndaj ekipit dhe trajnerit

- Përgatiti: ALTIN VORPSI

Stefano Pioli dënon Interin. Pas humbjes së rëndë që i shkaktoi Napoli dy net më parë, trajneri i Interit ka marrë masa dhe u ka thënë lojtarëve se për këtë javë kanë mbaruar pushimet. Diferenca prej shtatë pikësh që ndan Interin me vendin e pestë (pozicioni i fundit që i dërgon në Kupat e Europës) e ka detyruar trajnerin që të "sundojë" me dorë të hekurt dhomat e zhveshjes.

Ndryshim programi - Sipas programit të hartuar në fillim të javës, lojtarët e Interit e kishin ditë pushimi të dielën. Por sot ata do të jenë rregullish­t në "Appiano Gentile". Ka qenë një urdhër i teknikut 51-vjeçar ai që do të detyrojë që të gjithë zikaltrit të stërviten ditën e sotme. Fakti që ky vendim është marrë vetëm për të ndëshkuar lojtarët është i qartë, pasi ndeshjen e radhës të rëndësishm­e (atë të mesjavës e luajnë sa për statistika) zikaltrit e kanë në fundjavë.

Orari - Mësohet se trajneri ka urdhëruar që të gjithë futbollist­ët të paraqiten në "Appiano Gentile" sot, në orën 15: 00. Trajneri kishte parashikua­r një lëvizje të tillë edhe në konferencë­n për shtyp që dha në përfundim të takimit, kur tha: "Ne njihemi prej pak kohësh dhe na duhet më shumë kohë që të mësohemi me stilin e njëritjetr­it. Në këtë drejtim nuk kemi kohë për të humbur",

tha Pioli, i cili një ditë më pas zbatoi atë që la të kuptohej gjatë konferencë­s pas ndeshjes Napoli-Inter.

Presidenca e tërbuar - Sipas të përditshme­s italiane "Repubblica", pronarët e Interit nuk e kanë pritur aspak mirë disfatën e Interit në "San

Paolo". Mësohet se e "Mr. Suning" dhe Tohir ruajnë kontakte të vazhdueshm­e me drejtuesit e Interit, të cilët qëndrojnë në Itali. Aziatikët kanë urdhëruar drejtuesit zikaltër që të evitojnë figura të këqija në ndeshjen e fundit të vlefshme për Ligën e Europës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania