Panorama Sport (Albania)

Vllaznia është për rekord, vjen fitorja e 7-të radhazi

Tirana AS thyhet në shtëpi, Kinostudio firmos goleadë

-

Vllaznia vijon serinë e fitoreve në futbol lin e femrave. Vajzat e trajnerit Nikolin Leka mposhtën dje në transfertë rivalen e tyre të drejtpërdr­ejtë Apoloninë 2-0 duke hipotekuar suksesin e shtatë radhazi. Kanë mjaftuar dy gola në pjesën e parë të shënuar nga Muja dhe Bajraktari që të vendosin edhe fitoren e kësaj ndeshjeje dhe ku Vllaznia ruan ende të paprekur portën ndaj 60 golave të shënuar. Me kalimin e pesë minutave të para ishte ekipi mik ai që vë veton. Skuadra mike bën diferencën dhe arrin të kalojë në avantazh në minutën 17 me anë të Mujës pas një gjuajtje brenda zonës. Nuk ka asnjë reagim nga lojtaret vendëse, të cilat luajnë me një mbrojtje të ngjeshur për të mos pësuar gola të tjerë. Ndërkohë, kundërsulm­et e kampioneve nuk ndalen dhe duhet të vinte minuta e 42-të që të dyfishonin shifrat. Pjesa e dytë fillon ashtu si e para, e shpejtë dhe e bukur. Por tashmë merita i takon edhe Apolonisë që duke mos pasur se çfarë të humbasë jo vetëm mbrohet mirë, por dhe sulmon për të shënuar dhe rihapur lojën por pa ia arritur qëllimit. Kështu vajzat shkodrane udhëheqin klasifikim­in me 21 pikë duke u shkëputur nga rivalet e saj, +5 pikë. Goleadë dhuroi sfida mes Tirana AS dhe Juban Danjës. Dy lojtaret më të mira kanë shënuar tripleta, Vishkulli për kryeqyteta­set dhe Paola Jaku për ekipin mik. Në minutën e 15-të Vishkulli godet shtyllën pingule nga 25 metra. Pas 5 minutave shënon golin e parë pasi i shmanget bukur portieres Muçejani. Por, pas një minute, barazohen shifrat, kur Paola Jaku shkëputet bukur duke dalë e vetme me portieren Anjeza Popa dhe finalizon. Po kjo lojtare do ta çojë ekipin në pushim me epërsinë 3-1. Në fraksionin e dytë kundërpërg­jigjet "bomberja" kryeqyteta­se Vishkulli me dy gola të tjerë në minutën e 48-të dhe 68-të me 11-metërsh. Por në 10 minutat e fundit skuadra shkodrane shënon dhe dy gola të tjerë. Është Rrotani nga pika e bardhë dhe më pas Haxhari që vulos fitoren 5-3. Skuadra shkodrane ka ikur me plagë nga kjo transfertë teksa dy lojtaret e saj janë gjakosur në gju dhe në kofshë, respektivi­sht Paola Jaku dhe Klaudia Rrotani. AAS ka korrur fitoren e katërt teksa ka mundur në shtëpi 3-1. Ekipi mik është larguar nga Shkodra me pakënaqësi jo vetëm për humbjen, sesa për pretendime­t në gjykimin e ndeshjes. Dajti pretendon për dy gola të anuluar dhe dy gola të parregullt sipas tyre për vendëset. Ndërkohë The Door ka humbur me rezultatin e thellë 2-15 (e 7-ta) ndaj Kinostudio­s. Teuta mposhti në shtëpi thellë 7-0 Skënderbeu­n. Ka qenë një ndeshje shëtitore për skuadrën e drejtuar nga trajneri Albano Doraci. Që në fillim u duk qartë që vendaset kishin më shumë cilësi, më shumë disiplinë

dhe përgatitje fizike. Kjo bëri që pjesa e parë të mbyllej me golat e Cangës, Gjergjit dhe Dedgjonajt, për t'u pasuar në pjesën e dytë nga rrjetat e Malajt, Xhymertit, Aliajt dhe Kërtushës.

M. Mbriçaj/ A. Dushku/ S.Nikshiqi/R.Gjini

 ??  ?? Nga ndeshja e djeshme Apolonia-Vllaznia
Nga ndeshja e djeshme Apolonia-Vllaznia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania