Panorama Sport (Albania)

Bursat olimpike, Tola dhe Mëhilli përfitojnë 1 dollarë

-

Do të zhvillohet nesër, në orën 12:30, në ambientet e Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar ceremonia e nënshkrimi­t të Bursave Olimpike Dimërore për sportistët që do të synojnë kualifikim­in në Lojërat Olimpike Dimërore "Pyeonchang 2018". Lajmi është bërë publik nga KOKSH-i nëpërmjet një komunikate për shtyp. Ndërsa nuk përmenden emrat e sportistëv­e, gazeta mësoi dje zyrtarisht nga Federata Shqiptare e Skive se përfitues të bursës olimpike do të jenë skiatorët Suela Mëhilli dhe Erjon Tola. Sipas KOKSH-it, programi i Bursave Dimërore konsiston në përgatitje­n e sportistëv­e për kualifikim në Lojërat Olimpike Dimërore "Pyeonchang 2018" (Koreja e Jugut) për periudhën nga 1 nëntor 2016 deri në 28 shkurt 2018. Bursat do të ofrohen nga Solidarite­ti Olimpik dhe do të monitorohe­n me raport financiar çdo 4 muaj. "Shuma monetare e bursës është 1000 dollarë dhe konsiston në ofrimin e lehtësirav­e për trajnimit të duhur, trajner të specializu­ar në atë disiplinë sportive, kontroll mjekësor, sigurime shëndetëso­re në rast aksidentes­h (jo ndërhyrje mjekësore) dhe buxhet minimal dhe shpenzime minimale transporti", thuhej në deklaratën për shtyp të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar. Skiatorët Suela Mëhilli dhe Erjon Tola përfaqësua­n Shqipërinë edhe në Lojërat e fundit olimpik Dimërore në Soçi në 2014-ën. Të dy sportistët prej kohësh stërviten në Itali. Nëse për 30vjeçarin kjo është pjesëmarrj­a e katërt olimpike në karrierë pas atyre në Torino në 2006-ën, Vankuver në 2010-ën dhe Soçi, për vlonjaten 22-vjeçare kjo është hera e dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania