Panorama Sport (Albania)

Tirana hakmerret ndaj Goga Basket, merr kryesimin

Bardheblut­ë fituan 113- 90 ndaj Kamzës

-

Pas përballjes në gjysmëfina­len e Kupës së Shqipërisë, Goga Basket dhe Tirana u vunë sërish përballë. Por ndryshe nga hera e fundit, këtë herë fituese dolën kryeqyteta­set në ndeshjen e javës së 6-të në kampionat. Durrsaket e nisën më mirë takimin dhe për pasojë që në fillim krijojnë një avantazh të lehtë në pikë. Më pas janë lojtaret e Tiranës që ringrihen dhe jo vetëm që barazojnë rezultatin, por edhe marrin avantazhin në fillim të periodës së tretë. Më pas kryeqyteta­set tregohen më të sakta dhe administro­jnë më mirë lojën, duke bërë që e gjithë sfida të mbyllet 56-59 në favor të tyre. Me fitoren e pestë radhazi, bardheblut­ë ndajnë tashmë kreun me Flamurtari­n. Studenti ka mundur Elbasanin në shifrat 61-79, në një ndeshje ku nuk ka munguar rivaliteti në perioda të veçanta. Fillimisht është skuadra mike që fiton të parën ngushtësis­ht 14-19, ndërsa vendëset ia dalin të fitojnë në periodën e dytë 17-13. Pas pushimit, Studenti mbledh forcat dhe e mbyll 17-25, duke krijuar një avantazh të lehtë. Në të katërtën janë sërish miqtë që fitojnë 13-22 dhe e mbyllin krejt takimin në favor të tyre. Vllaznia ka arritur një fitore me vetëm 3 pikë diferencë, 67-64. Për vajzat kuqeblu erdhi duke u vështirësu­ar kryesisht në periodën e fundit. Megjithatë, Vllaznia arriti që të ruajë diferencën në pikë dhe ta fitojë këtë përballje. Bardheblut­ë fituan 113-90 ndaj Kamza Basket, në ndeshjen e vlefshme për javën e 7-të. Dje ranë në sy finalizime­t për tri pikë me protagonis­të Laskun (4), E. Muhametaj (3), Rame (2), Fjolla (2), Gjyzeli (2) dhe Llazani (2). Tirana fitoi tri periodat e para duke blinduar suksesin e 7-të radhazi. Në periodën e parë nga bardheblut­ë shënojnë

vetëm 3 lojtarë: Lasku 12 pikë, Hysenagoll­i dhe Rame nga 10 pikë, duke e fituar periodë 3225. Ndërsa 10 pikë nga vendësit i shënoi Hamati. Perioda e dytë është e ekuilibrua­r dhe për herë të parë Kamza kalon në epërsi. Ergys Muhametaj me një trepikësh kalon skuadrën në kryesim 43-42. Edhe kjo periodë fitohet nga Tirana 28-24. Perioda e tretë është e 3-pikëshave, ndërsa tek e radhës diferenca shkon në +30 pikë (99-69) dhe krejt sfida mbyllet 113-90. Flamurtari nuk i bën ballë as Vllaznisë, edhe pse u përpoq të luajë si e barabartë. Një ndeshje e vendosur nga kualitetet e shkodranëv­e, ndërkohë që në periodën e parë takimi ka qenë thuajse i barabartë, por në fund Vllaznia shkëputet duke e mbyllur me +1 pikë. Në periodën e dytë, Vllaznia shkëputet në +10 pikë, duke krijuar rezultatin e nevojshëm për të hipotekuar fitoren. Në vendin e dytë ndodhet Teuta, që mposhti 71-52 Ardhmërinë në Durrës. Në fakt, ndeshja nis më mirë për miqtë dhe kështu vijon deri në fundin e dy periodave të para. Por me fillimin e pjesës së dytë, gjithçka ndryshon. Teuta dominon dhe pak nga pak thellon avantazhin. Megjithëse loja e Ardhmërisë ka agresivite­t deri në fund, takimi mbyllet 71-52 për bregdetarë­t. Në ndeshjen e javës së 7-të në Kategorinë e Parë, Eagles dolën fitues 69-56 kundër Apolonisë dhe i bëjnë presion Partizanit.

K.Brahimaj/R.Gjini/ S.Nikshiqi/A.Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania