Panorama Sport (Albania)

Klivlend në pikiatë, Batler është heroi i “Demave”

-

Vazhdon periudha e errët për Klivlend Kavaliers. Një tjetër haps fals për kampionët në fuqi të NBA-së në këtë fillimsezo­ni të rregullt. Pas blofit ndaj Miliuoki Baks dhe më pas me Los Anxhelos Klipers, Kavaliers pësuan dje humbjen e tretë radhazi në parketin e Çikago Bulls. "Demat" u imponuan me rezultatin e përgjithsh­ëm 111-105, pavarësish­t 27 pikëve dhe 13 asisteve të regjistrua­r nga Lebron Xhejms dhe 20 pikëve të Kiri Irving. Me vetëm tetë lojtarë në dispozicio­n, trajneri i skuadrës së Ohajos, Tiron Lu, kishte pak zgjedhje për të bërë për të ndryshuar ritmin e garës. Klivlend ( kryesuese e Konferencë­s së Lindjes me 13 fitore dhe 5 humbje, 4 prej tyre në dy javët e fundit) humbi 18 topa, 8 prej të cilëve nga Xhejms. Në fakt, ndeshja nuk ka nisur keq për skuadrën mike, e cila në fundin e periodës së parë kryeson 3330. Ndërkohë edhe në mbyllje të pjesës së parë udhëheqin përkohësis­ht 60-59. Megjithatë në periodën e tretë, të zotët e shtëpisë marrin frenat e lojës dhe e mbyllin në favor të 9 pikëve. Sakaq në periodën e fundit, "Mbreti Xhejms" tentoi të rihapë ndeshjen 8'29" nga fundi me një avantazh të 3 pikëve. Por Çikago Bulls nuk dorëzohet e bën mrekullinë. Nga radhët e saj protagonis­ti ishte Xhimi Batler me 26 pikë të realizuara. Gjithashtu ishte i vlefshëm edhe kontributi i Duejn Ueid me 24 pikë, pa harruar Taj Gibson me 23 pikë të shënuara (rezultati më i mirë sezonal për të) e 11 topa në tabelë dhe Rajon Rondo (15 pikë, 12 asiste dhe 11 topa në tabelë). Në këtë mënyrë, Çikago Bulls konsolidon vendin e tretë në Lindje me 11 fitore në 18 ndeshje të luajtura.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania