Panorama Sport (Albania)

Agostineli: Agostineli: Në Në janar janar bëjmë merkato ose largohem unë

“Më pëlqen të kem presion, me këtë ekip do të dal kampion”

- LEONIDHA MUSAJ

Paraqitjet e fundit kanë ngritur dozën e tensionit në radhët e Skënderbeu­t dhe presionin në drejtim të teknikut Andrea Agostineli. Kampionët në fuqi udhëtojnë sot drejt Shkodrës për t'u përballur në "Loro Boriçi" me Vllazninë, e cila ka jo më pak vështirësi ditët e fundit duke marrë parasysh përplasjen mes Cungut dhe Hoxhës. Teksa e konsideron një përballje shumë të vështirë transfertë­n e Shkodrës, gjatë konferencë­s për shtyp, Agostineli pranon situatën e vështirë që po kalon skuadra, por ka besim se do të shpallen sërish kampion.

Z. Agostineli, në prag të një ndeshjeje të rëndësishm­e pas hapit të gabuar në Gjirokastë­r, si paraqitet situata te Skënderbeu?

E kemi marrë me shumë seriozitet përgatitje­n e kësaj ndeshjeje. Kjo është e rëndësishm­e për ne, prandaj do të futemi në fushë të motivuar dhe me besimin për të dalë me tre pikë. Pres një kundërshta­r në formë që ka bërë mirë në ndeshjet e fundit, pasi vjen i karikuar dhe me moralin lart. Ne duhet të shkojmë atje dhe të bëjmë një ndeshje të madhe për ta fituar.

A ka presion në radhët e skuadrës?

Sigurisht që ka presion. Në një skuadër kampione, ekziston gjithmonë, pavarësish­t rezultatev­e dhe paraqitjev­e në ndeshjet paraardhës­e. Edhe unë si trajner, ndiej presion.

Unë jam mësuar me këtë punë, edhe si karakter jam i tillë. Më pëlqen të kem presion, përndryshe nuk do të isha bërë trajner i Skënderbeu­t që synon titullin. Do të kisha zgjedhur një skuadër të dorës së dytë. Skuadrat pretendent­e duhet të jenë të karikuara, pasi kërkohet gjithmonë maksimumi dhe kjo nuk është e lehtë duke marrë parasysh kundërshta­rët mjaft të fortë.

Kampionati duket disi i balancuar deri në këto momente dhe përveç Kukësit, pretendent­e janë edhe dy skuadrat e kryeqyteti­t. E prisnit kaq të ashpër luftën

për titull?

Sigurisht! Janë disa skuadra pretendent­e për të triumfuar dhe nuk do të jetë e lehtë për asnjë të rrëmbejë titullin. Me gjithë respektin për skuadrat e tjera, unë besoj se do të jemi ne kampion. Po mos të besoja, nuk do isha këtu.

Gjatë pauzës së kombëtarev­e, Takaj foli për 3 ndeshje prove për trajnerin dhe skuadrën, afat që skadoi ndaj Luftëtarit... A e ka kaluar Agostineli "provën"?

Nuk kam pasur ndonjë takim me presidenti­n edhe pse shihemi çdo ditë. Duhet kuptuar diçka që besoj se është e rëndësishm­e: Nëse një skuadër bën një kampionat ku mendohet se mund të merrte më shumë, por drejtimi teknik nuk është në lartësinë e duhur, atëherë ndërrohet trajneri. Nëse diskutimi është që mendohet se trajneri është i zoti, por duhet përforcuar skuadra, atëherë përforcohe­t skuadra. Presidenti do të bëjë një analizë në fund të këtij muaji dhe do të vendosë të zgjedhë një prej të dyjave: të largojë trajnerin nëse nuk e ka bindur, ose t'i ofrojë lojtarë cilësorë për merkaton e janarit.

Një problem është edhe shënimi i golave...

Nëse trajneri mendohet se ka përgjegjës­i që nuk shënohet, atëherë ai duhet të largohet. Nëse mendohet se në këto ndeshje disa kualitete kanë munguar, atëherë ky është tjetër diskutim. Mua më intereson që ta çoj skuadrën të krijojë aksione goli, pastaj është e vështirë që një trajner t'i mësojë si të shënojnë apo të bëjë stërvitje specifike për këtë punë.

Pra, Salihi, Xhejms apo Fukui nuk mjaftojnë?

Nuk është se nuk mjaftojnë, ndonjëherë s'kanë pasur edhe fat. Nëse Salihi nuk do të kishte gabuar dy penallti, do kishte shënuar 7 gola duke pasur tjetër mesatare shënimi. Unë golat i pres jo vetëm nga sulmuesit, por edhe nga ndonjë mesfushor apo mbrojtës.

Ju kënaqi barazimi i derbit?

Po, besoj se ishte një derbi shumë i ekuilibrua­r. Barazimi më pëlqeu dhe mendoj se ishte një rezultat i drejtë, duke parë ndeshjen.

 ??  ?? Shkodranët presin sot kampionët, këngëtari Bujar Qamili bën apel: Hapni dyert e stadiumit, ja pse tifozët kanë braktisur Vllazninë
Shkodranët presin sot kampionët, këngëtari Bujar Qamili bën apel: Hapni dyert e stadiumit, ja pse tifozët kanë braktisur Vllazninë
 ??  ?? Cungu: Hoxha nuk mund të tallet, ja pse e largova
Cungu: Hoxha nuk mund të tallet, ja pse e largova
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania