Panorama Sport (Albania)

Bylis thyen Tomorin, ngec Lushnja

Vendësit rihyjnë në lojë, beratasit humbasin penallti

-

Bylis “hakmerret” ndaj Tomorit dhe kap vendin e dytë. Ballshiotë­t u kthejnë reston beratasve pas humbjes 2-0 në fazën e parë, duke i mundur dje me të njëjtin rezultat. Një përballje mes dy prej ekipeve që synojnë ngjitjen në elitë. Bylis ia del të sigurojë një 3pikësh të rëndësishë­m falë golave të Kuçit dhe Metos, në një kohë që miqtë kanë humbur edhe një 11-metërsh me anë të Kanaparit. Me fitoren e djeshme, Bylis u ka marrë beratasve vendin e dytë, në një kohë që tashmë janë vetëm gjashtë pikë larg Lushnjës së kreut.

Ndeshja - Loja nis e shpejtë dhe që në fillim janë ballshiotë­t që sulmojnë. Dhe goli nuk vonon. Në minutën e 18-të, Kuçi finalizon saktë një aksion të vendësve, duke kaluar Bylisin në avantazh. Loja bëhet më e fortë dhe fiton ritëm. Beratasit reagojnë menjëherë dhe fitojnë një penallti në minutën e 35-të. Nga pika e bardhë godet sulmuesi kryesor Kanapari, por është Memaj që pret duke mbajtur portën e tij të paprekur. Minutat e tjera të pjesës së parë nuk sjellin asgjë dhe gjithçka mbyllet 1-0. Fraksioni i dytë nis në mënyrën më të mirë për ballshiotë­t. Në të 48-ën është Meto që shënon golin e dytë për Bylis, duke përfituar edhe nga një gabim i mbrojtjes mike. Vendësit fitojnë qetësinë e nevojshme dhe menaxhojnë lojën. Miqtë mundohen të rrezikojnë me

Dervishin dhe Kanaparin, por mungon qartësia në fazën finale. Vendësit krijojnë edhe disa raste të tjera për të thelluar avantazhin, por nuk arrijnë të finalizojn­ë. Deri në fund nuk ka më gola dhe gjithçka mbyllet 2-0 për Bylisin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania